//Fakulteti Ekonomik
Fakulteti Ekonomik 2018-09-19T22:08:16+00:00

Project Description

Në Fakultetin Ekonomik organizohen studime sipas modelit 3+2 dhe 4+1.
Çfarë ofron Fakulteti Ekonomik?

  • Programe tё akredituara (sipas sistemit tё Bolonjёs), qё janë tё pranuara nё nivel nacional dhe atё ndёrkombёtar;
  • Ambient dinamik dhe intelektual qё stimulon aktivitet mësimor për të gjitha departamentet dhe studentët;
  • Stimulim i kreativitetit, inovacioneve, cilёsisё dhe studimit tё qёndrueshёm;
  • Staf akademik me pёrvojё kombёtare dhe ndёrkombёtare;
  • Pёrmirёsim tё organizimit, administrimit dhe udhëheqjes duke zbatuar standardet evropiane.

PROGRAMI STUDIMOR: EKONOMI DHE BIZNES

Studentët, pas përfundimit të studimeve, aftësohen për ndërmarrjen e iniciativave në zbulimin dhe krijimin e sfidave afariste dhe mund të zhvillojnë karrierë profesionale në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe menaxhmentit, që kërkojnë inovacion, ndërmarrje të riskut dhe orientim drejt tregtimit.

PROGRAMI STUDIMOR: KONTABILITET DHE FINANCAT

Ky program studimor u mundëson studentëve kompetenca të fituara për kryerjen e punëve të larta profesionale nga fusha e kontabilitetit, revizionit dhe vendimmarrjes financiare, në të gjithë sektorët e ekonomisë: sektori financiar (banka, kompani sigurimesh, fonde për investim, pensionale), sektori profitabil (subjektet prodhuese, tregtare dhe shërbyese), shtëpive të revizionit, sektori publik etj.

PROGRAMI STUDIMOR: MENAXHMENT DHE MARKETING

Mundëson sukses në realizimin e punëve në lëmin e veprimtarisë strategjike, komunikim në marketing, shërbime dhe ide, shitje, marrëdhënie me publikun, hulumtime në treg, etj., edhe atë në: ndërmarrje, institucione, agjenci të specializuara, marketing ndërkombëtar.

PROGRAMI STUDIMOR: TURIZËM
Programi studimor përpos përfitimit të diturive akademike universitare nga lëmi i turizmit dhe menaxhmentit turistik, mundëson zhvillimin e aftësive për kryerjen e punëve në lëmin e turizmit dhe resurseve natyrore, aftësi për punë në procesin arsimor, si profesor i turizmit ose menaxher i turizmit etj.

PROGRAMI STUDIMOR: BIZNES NDËRKOMBËTAR

Programi studimor Biznes ndërkombëtar, si pjesë e ofertës akademike të Fakultetit Ekonomik në kuadër të Universitetit të Tetovës, u ofron studentëve mundësi unike për pajisje me dituri përkatëse teorike dhe specifike nga të gjithë lëmat e biznesit ndërkombëtar. Synimi parësor i programit studimor është ndërtimi i një gjenerate të tërë të ekonomistëve të ardhshëm me njohuri të thelluara rreth menaxhimit dhe bërjes së biznesit në mjedisin afarist ndërkombëtar, gjeneratë e të rinjve të aftësuar që në mënyrë produktive dhe kreative me përkushtim të duhur të kontribuojnë për suksesin e përfaqësive të bizneseve tona jashtë vendit si dhe të formave të ndryshme të investimeve të huaja në Republikën e Maqedonisë. Programi studimor është i strukturuar që t’u mundësojë studentëve pajisje me dituri nga shkencat ekonomike dhe organizacionale, duke përfituar njëkohësisht edhe njohuri të thelluara nga lëmi i biznesit ndërkombëtar. Mësimi i gjuhëve të huaja, përmirësimi i shkathtësive komunikuese, aftësimi për qasje kritike ndaj problemeve, janë vetëm një pjesë e përfitimeve që do të realizojnë studentët si rezultat i ndjekjes së këtij programi studimor.

Cikli I

PROGRAMI S ECTS KUALIFIKIMI DESKRIPTORËT
MARKETING – MENAXHMENT 8 240 Ekonomist i diplomuar në marketing-menaxhment Deskriptori
EKONOMI DHE BIZNES 8 240 Ekonomist i diplomuar në ekonomi dhe biznes Deskriptori
FINANCA DHE KONTABILITET 8 240 Ekonomist i diplomuar në financa dhe kontabilitet Deskriptori
TURIZËM 8 240 Menaxher i diplomuar i turizmit Deskriptori
BIZNES NDËRKOMBËTAR 8 240 Ekonomist i diplomuar në biznes ndërkombëtar Deskriptori

Cikli II

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI
EKONOMI Menaxhimi i resurseve njerëzore 2 60 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e menaxhimit me resurse njerëzore
Menaxhment 2 60 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e marketing-menaxhmentit
Marketing 2 60 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e marketingut
Marketing-menaxhment 4 120 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e marketing-menaxhmentit
Menaxhimi i turizmit dhe hotelerisë 2 60 Magjistër i menaxhimit të turizmit dhe hotelerisë
Kontabilitet dhe revizion 2 60 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e kontabilitetit dhe revizionit
Financimi, banka dhe sigurime 2 60 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e financave dhe sigurimeve
Financa dhe kontabilitet 4 120 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e financave dhe kontabilitetit
Biznes administratë 2 60 Magjistër i shkencave ekonomike në fushën e biznes administratës (diplomë të dyfishtë: UT & NIU)

Cikli III

PROGRAMI DREJTIMI ECTS KUALIFIKIMI
SHKENCA EKONOMIKE Financa 180 Doktor i shkencave ekonomike – lëmi Financa
Marketing 180 Doktor i shkencave ekonomike – lëmi Marketing
Ekonomi e aplikuar 180 Doktor i shkencave ekonomike – lëmi Ekonomi e aplikuar

Dekan
Prof. Dr. Raman Ismaili
raman.ismaili@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Brikend Aziri
brikend.aziri@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Doc. Dr. Aida Yzeiri Baftijari
aida.yzeiri@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Arbëresha Neziri
arbresha.neziri@unite.edu.mk

Informatat, së shpejti!