//Fakulteti i Administrimit të Biznesit
Fakulteti i Administrimit të Biznesit 2018-10-12T11:20:09+00:00

Project Description

Fakulteti i Administrimit të Biznesit në Kumanovë ka dy programe studimore:

  • Administratë biznesi
  • Administratë publike

Modeli i studimeve trevjeçare u mundëson studentëve të diplomuar që të kontribuojnë në sferën e ndërtimit të politikave, menaxhimit me institucione dhe me resurset humane.
Fakulteti, në bashkëpunim me institucionet publike, studentëve u mundëson zëvendësimin e përvojës teorike me atë praktike.
Fakulteti i Administratës së Biznesit synon

  • Përgatitjen e studentëve për ndërtimin e karrierës në sektorin publik, joqeveritar dhe privat,
  • Zhvillimin e kompetencave dhe menaxhimin me institucionet publike, hulumtuese, analizim të politikave publike, menaxhimin me resurset njerëzore, me organizatat jofitimprurëse;
  • Krijimin e një gjenerate të re administratorësh kompetentë dhe profesionistë që do t’u përgjigjen sfidave evropiane integruese;
  • Aftësimin gjatë përgatitjes së studimeve në fushën e politikave zbatuese në ekonomi, menaxhment dhe gjyqësi, si dhe zhvillimin e kulturës së veprimit në praktikë dhe teori;
  • Zbatimin e komunikimit bashkëkohor institucional nëpërmjet teknologjive të reja;
  • Nxitjen e mendimit kritik mbi konceptet krahasuese në administratën publike, me theks të veçantë mbi komponentët historikë, socio-ekonomikë dhe shoqërorë të administratës.

Cikli I

PROGRAMI S ECTS KUALIFIKIMI DESKRIPTORËT
ADMINISTRIM BIZNESI 8 240 I diplomuar në administrim biznesi Deskriptori
ADMINISTRATË PUBLIKE 8 240 I diplomuar në administratë publike Deskriptori

Cikli II

PROGRAMI S ECTS KUALIFIKIMI
ADMINISTRIM BIZNESI 4 120 Magjistër i administrim biznesit
ADMINISTRIM BIZNESI 2 60 Magjistër i administrim biznesit
ADMINISTRATË PUBLIKE 4 120 Magjistër i administrës publike

Dekan
Prof. Dr. Naser Raimi
naser.raimi@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Doc. Dr. Llokman Hebibi
llokman.hebibi@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Armend Asllani
armend.asllani@unite.edu.mk

Informatat, së shpejti!