Vizioni dhe qëllimi

Rritja e vazhdueshme e popullsisë në rruzullin tokësor, kërkon nga bujqësia rritjen e sasisë dhe cilësisë së ushqimit, ndërkaq zvogëlimi i sipërfaqeve punuese bujqësore nga ana tjetër, e vështirëson këtë nevojë të popullatës. Për ta arritur këtë objektiv duhet të kemi një bujqësi intensive, profesionale dhe të integruar. Vetëm në këtë mënyrë bujqësia nga sipërfaqet e zvogëluara mund të sigurojë sasi të mjaftueshme të ushqimit dhe ushqim cilësor. Në të njëjtën kohë, prioritet global i bujqësisë është përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe mbrojtjes së mjedisit, në përputhje me këto procese.

Fakultieti ka për qëllim:

  • Ndjekjen e metodave më të reja të prodhimtarisë bujqësore intensive, përdorimin sa më adekuat të mekanizimit bujqësor, produkteve për mbrojtjen e bimëve.
  • Krijimin e kuadrove shkencore të një modeli të një arsimimi evropian të aftë për kyçje në punët hulumtuese – shkencore në lëmin e bujësisë, bioteknologjisë dhe mjedisit jetësor.
  • Transferin e teknologjive të reja në bujqësi përmes bashkëpunimit intensiv me fermerët, kapacitetet përpunuese dhe institucionet e ngjashme në vend, regjion dhe në botë.

Imperativi i fakultetit

Imperativi i Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë është të krijojë një profil profesional dhe akademik, i cili do të  zotërojë njohuritë e nevojshme për t’u përballur me sfidat e ndryshme që i ka bujqësia në drejtim të prodhimtarisë, menaxhimit, mbrojtjes, dhe përpunimit të produkteve bujqësore si dhe të kërkesave të tregut.

Cikli I

Programi studimor ECTS Kualifikimi
Prodhimtari Bimore 240 Inxhinier i diplomuar i bujqësisë – Prodhimtari bimore Download
Prodhimtari Animale 240 Inxhinier i diplomuar i bujqësisë – Prodhimtari animale Download
Agrobiznes 240 Inxhinier i diplomuar i bujqësisë – Agroekonomist Download
Mjekësi Veterinare 300 Doktor i mjekësisë veterinare Download


Dekan
Doc. Dr. Bardhyl Limani
bardhyl.limani@unite.edu.mk

Informatat, së shpejti!