//Fakulteti i Shkencave të Zbatuara
Fakulteti i Shkencave të Zbatuara 2018-08-23T13:27:06+00:00

Project Description

Fakulteti i Shkencave të Zbatuara zgjeron, pasuron dhe avancon punën e vet akademike dhe praktike, duke iu përshtatur trendeve dhe standardeve bashkëkohore, para së gjithash tregut të punës.
Planprogramet studimore të FSHZ-së janë të konceptuara mbi përvojat e universiteteve evropiane, si të Shtutgartit, të Karlsruhes, Universitetit Teknik të Vjenës etj. Semestri i pestë përfshin punën praktike, me mundësinë që ajo të zhvillohet në qendrat e sipërpërmendura, me të cilët UT-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Studimet në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara janë të organizuara sipas modelit 3 (diplomim) + 2 (magjistraturë).
Programet studimore të Arkitekturës, Ndërtimtarisë, Inxhinierisë ekonomike, Gjeodezisë dhe gjeoinformatikës & Inxhinierisë së komunikacionit dhe transportit përgatisin kuadër profesional dhe cilësor, të cilët shumë lehtë inkuadrohen në punën praktike të operativës ndërtimore, në organizatat për urbanizim dhe projektim, nëpër institute të gjeodezisë, në industrinë metalurgjike.
Mekatronika paraqet disiplinë mbi sistemet mekanike, sistemet e sensorit, sistemet e aktorëve të mikromatësve. Inxhinierët e mekatronikës punësohen si: në arsim (si bashkëpunëtorë shkencorë ose profesorë), firma private (menaxherë, udhëheqës të një pune), ndërmarrje makinerike, në industrinë e automobilave ose në lëmin e teknologjisë dhe komunikimit, programimi i makinave për përpunimin teknologjik të punës, si dhe dhënien e diagnozës për dëmin dhe gabimet. Mundësi për punësim u ofrohet edhe në mjekësi ku përdoren aparate të ndryshme moderne.
Për qëllime të organizimit të procesit mësimor të mirëfilltë si dhe të zhvillimit të kompetencave te studentët janë vënë në funksion disa kabinete të pajisura me aparaturë moderne: kabineti për dizajn 3D (donacion i USAID-it) dhe një laborator për kontrollin e materialeve ndërtimore (donacion i Universitetit Teknik të Shtutgartit).

Cikli I

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI DESKRIPTORËT
ARKITEKTURË Arkitekturë 8 240 Bachelor i arkitekturës Deskriptori
NDËRTIMTARI Inxhinieri konstruktive 6 180 Inxhinier i ndërtimtarisë + emri drejtimit Deskriptori
Infrastrukturë dhe rrugë
MEKATRONIKË 6 180 Bachelor i mekatronikës Deskriptori
INXHINIERI EKONOMIKE 6 180 Bachelor i inxhinierisë ekonomike Deskriptori
GJEODEZI DHE GJEOINFORMATIKË 6 180 Inxhinier i diplomuar i gjeodezisë dhe gjeoinformatikës Deskriptori
INXHINIERIA E KOMUNIKACIONIT DHE TRANSPORTIT Komunikacion rrugor 8 240 Inxhinier i diplomuar i komunikacionit – drejtimi komunikacion rrugor Deskriptori

Cikli II

PROGRAMI DREJTIMI S ECTS KUALIFIKIMI
ARKITEKTURË Projektim 2
4
60
120
Magjistër i arkitekturës
NDËRTIMTARI Inxhinieri konstruktive 4 120 Magjistër i ndërtimtarisë + emri drejtimit
Infrastrukturë dhe rrugë
MEKATRONIKË 4 120 Magjistër i mekatronikës
INXHINIERI EKONOMIKE 4 120 Magjistër i inxhinierisë ekonomike

Dekan
Prof. Dr. Nderim Zeqiri
nderim.zeqiri@unite.edu.mk

Prodekan për arsim
Prof. Dr. Enis Jakupi
enis.jakupi@unite.edu.mk

Prodekan për shkencë
Doc. Dr. Ferit Idrizi
ferit.idrizi@unite.edu.mk

Sekretar i fakultetit
Rijad Garipi
rijad.garipi@unite.edu.mk

Informatat, së shpejti!