Fakulteti i Arteve
Dekan i Fakultetit, Doc. mr. Muamer Sadiku
E-mail: muamer.sadiku@unite.edu.mk
Fakulteti i Arteve është themeluar më 17 dhjetor 1994 dhe ka tre programe studimore:
- Arti figurativ
- Arti muzikor
- Arti dramatik
Organizohen studime themelore dhe të ciklit të dytë në disiplina të ndryshme profesionale dhe përgatiten kuadro profilesh të ndryshme nga fusha e arteve. Studimet janë kompatibile me Sistemin e Kreditimit dhe Transferimit të Kredive.
Studimet në këtë shkallë akademike zgjasin katër vite akademike (tetë semestra), kurse studimet e ciklit të dytë zgjasin një vit akademik (dy semestra)
Të diplomuarit në këtë fakultet janë dëshmuar si bartës aktivitetesh në të gjitha fushat artistike, figurative, muzikore dhe skenike.
Në këtë institucion janë angazhuar mësimdhënës të dëshmuar në planin artistik dhe atë arsimor e pedagogjik.
Për pranimin e studentëve të rinj, për shkak të specifikës së drejtimeve, ka disa kushte për regjistrim, gjegjësisht të drejtë regjistrimi kanë të gjithë ata që kanë kryer shkollën e mesme katërvjeçare – profesionale, të cilët detyrimisht duhet t’i nënshtrohen provimit pranues-vlerësues.
| FAKULTETI I ARTEVE Cikli i parë (VIII semestra; 240 ECTS) |
|
|
PROGRAMI STUDIMOR |
TITULLI QË FITOHET |
|
Art muzikor |
Teoricien i diplomuar i muzikës-pedagog Flautist i diplomuar |
|
Art figurative |
Profesor i diplomuar i artit figurativ |
|
Arti dramatik
|
Baccalaureа/baccalaureus-aktor |
|
FAKULTETI I ARTEVE |
|
|
PROGRAMI STUDIMOR |
TITULLI QË FITOHET |
|
Art muzikor |
Magjistër i artit muzikor + emri i modulit |
|
Art figurative |
Magjistër i artit figurativ + emri i modulit |






Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb