Fakulteti Ekonomik
Dekan i Fakultetit, Doc. dr. Alifeta Selimi
E-mail: alifeta.selimi@unite.edu.mk
Në Fakultetin e Ekonomisë organizohen studime sipas modelit 3+2 dhe 4+1.
Çfarë ofron Fakulteti Ekonomik?
- Programe tё akredituara (konform procesit tё Bolonjёs), qё janë tё pranuara nё nivel nacional dhe atё ndёrkombёtar;
- Ambient dinamik dhe intelektual qё stimulon aktivitet mësimor për të gjitha departamentet dhe studentët.
- Stimulim i kreativitetit, inovacioneve, cilёsisё dhe studimit tё qёndrueshёm;
- Staf akademik me pёrvojё kombёtare dhe ndёrkombёtare;
- Pёrmirёsim tё organizimit dhe administrimit dhe udhëheqjes duke zbatuar standard evropiane.
PROGRAMI STUDIMOR EKONOMI DHE BIZNES
Studentët, pas përfundimit të studimeve, aftësohen për ndërmarrjen e iniciativave në zbulimin dhe krijimin e sfidave afariste dhe mund të zhvillojnë karrierë profesionale në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe menaxhmentit, që kërkojnë inovacion, ndërmarrje të riskut dhe orientim drejt tregtimit.
PROGRAMI STUDIMOR KONTABILITETI DHE FINANCAT
Ky program studimor u mundëson studentëve kompetenca të fituara për kryerjen e punëve të larta profesionale nga fusha e kontabilitetit, revizionit dhe vendimmarrjes financiare, në të gjithë sektorët ekonomik: sektori financiar (banka, kompani sigurimesh, fonde për investim, pensionale), sektori profitabil (subjektet prodhuese, tregtare dhe shërbyese), shtëpive të revizionit, sektori publik etj.
PROGRAMI STUDIMOR MENAXHMENT DHE MARKETING
Mundëson sukses në realizimin e punëve në lëmin e veprimtarisë strategjike, komunikim në marketing, shërbime dhe ide, shitje, marrëdhënie me publikun, hulumtime në treg, etj., dhe atë në: ndërmarrje, institucione, agjenci të specializuara, marketing ndërkombëtar.
PROGRAMI STUDIMOR TURIZËM
Programi studimor përpos përfitimit të diturive akademike universitare nga lëmi i turizmit dhe menaxhmentit turistik, mundëson zhvillimin e aftësive për kryerjen e punëve në lëmin e turizmit dhe resurseve natyrore, aftësi për punë në procesin arsimor, si profesor i turizmit ose menaxher i turizmit etj.
|
FAKULTETI EKONOMIK
Cikli i parë (VI semestra, 180 ECTS & VIII semestra 240 ECTS) |
|
|
PROGRAMI STUDIMOR |
TITULLI QË FITOHET |
|
Ekonomist i diplomuar i kontabilitetit, drejtimi financiar dhe bankar |
|
|
Ekonomist i diplomuar i menaxhmentit dhe marketingut |
|
|
Studime të disperzuara-Strugë |
Ekonomist i diplomuar- ekonomi dhe biznes |
|
Turizëm i përgjithshëm |
Turizmolog i diplomuar |
|
FAKULTETI EKONOMIK |
|
|
PROGRAMI STUDIMOR |
TITULLI QË FITOHET |
|
Sistemi një vjeçar (60 ECTS) |
|
|
Ekonomi |
Magjistër i ekonomisë + emri i modulit |
|
Turizëm |
Magjistër i turizmit |
|
Sistemi dy vjeçar (120 ECTS) |
|
|
Ekonomi |
Magjistër i ekonomisë + emri i modulit |
|
Turizëm |
Magjistër i menaxhimit të turizmit |






Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb