Fakultetin Filologjik

Dekan i Fakultetit, Doc. Dr. Fatmir Sulejmani

 E-mail: fatmir.sulejmani@unite.edu.mk

Në Fakultetin Filologjik studiohen gjuhët, letërsitë dhe kultura kombëtare dhe të huaja. Fakulteti Filologjik në bashkëpunim me universitetet nga vendi dhe jashtë realizon disa projekte hulumtuese.
Studimet themelore zgjasin 4 (katër) vjet. Studentët fitojnë diplomë të nivelit VIA-240 ECTS dhe thirrjen Profesor i degës përkatëse.
Studimet e ciklit të dytë zgjasin dy semestra (sipas modelit 4+1). Të diplomuarit arrijnë nivelin VIIA-60 ECTS dhe marrin thirrjen Magjistër i degës përkatëse.
Fakulteti Filologjik synon:

  • të zgjohet dashuria ndaj letërsive dhe gjuhëve kombëtare dhe të huaja;
  • të ngjallet përkushtimi ndaj shkencës së gjuhësisë dhe letërsisë;
  • të përgatiten mësimdhënës të aftë në fushat përkatëse;
  • të përgatiten shkencëtarë të ardhshëm në fushën e filologjisë;
  • të përgatiten studentë me personalitet të lirë, kreativ, me mendje kritike.

FAKULTETI FILOLOGJIK
Cikli i parë
(VIII semestra, 240 ECTS)

PROGRAMI STUDIMOR

TITULLI QË FITOHET

Gjuhë dhe letërsi shqipe (2007, 2013), Deskriptorët

  • Drejtimi arsimor 
  • Përkthyes 
  • Shkencor

 

Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë shqipe
Përkthyes i diplomuar i gjuhës shqipe
Albanolog i diplomuar

Gjuhë dhe letërsi angleze (2007, 2013), Deskriptorët

  • Drejtimi arsimor
  • Përkthyes 
  • Shkencor 
Studime të disperzuara– Dibër
Studime të disperzuara-Shkup
Studime të disperzuara- Kërçovë
Studime të disperzuara- Kumanovë

 

Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë angleze
Përkthyes i diplomuar i gjuhës angleze
Anglist i diplomuar

Gjuhë dhe letërsi maqedone (2007, 2013), Deskriptorët

 

  • Drejtimi arsimor
  • Përkthyes
  • Shkencor

 

Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë maqedonase
Përkthyes i diplomuar nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe, dhe
Përkthyes i diplomuar nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase
Maqedonist i diplomuar

Gjuhë dhe letërsi gjermane (2007, 2013), Deskriptorët

  • Drejtimi arsimor
  • Përkthyes
  • Shkencor
Studime të disperzuara – Dibër
Studime të disperzuara-Shkup
Studime të disperzuara- Strugë
Studime të disperzuara-Kërçovë

 

Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë gjermane
Përkthyes i diplomuar i gjuhës gjerman
Gjermanist i diplomuar

Gjuhë dhe letërsi frënge (2007, 2013), Deskriptorët

 

  • Drejtimi arsimor
  • Përkthyes
  • Shkencor

 

Studime të disperzuara - Dibër

Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë frënge
Përkthyes i diplomuar i gjuhës frënge
Romanist i diplomuar

Gjuhë dhe letërsi italiane (2007, 2013), Deskriptorët

 

  • Drejtimi arsimor
  • Përkthyes
  • Shkencor
Studime të disperzuara-Dibër

 

Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë italiane
Përkthyes i diplomuar i gjuhës italiane Italianist i diplomuar

Përkthim dhe Interpretim (2013), Deskriptorët

 

  • Përkthim dhe interpretim nga gjuha angleze në gjuhën shqipe, maqedone dhe anasjelltas
  • Përkthim dhe interpretim nga gjuha shqipe në gjuhë maqedone dhe anasjelltas
  • Përkthim dhe interpretim nga gjuha gjermane në gjuhën shqipe, maqedone dhe anasjelltas

 

Përkthyes i diplomuar nga gjuha angleze në shqipe, maqedone dhe anasjelltas

Përkthyes i diplomuar nga gjuha shqipe në maqedone, maqedone dhe anasjelltas

Përkthyes i diplomuar nga gjuha gjermane në shqipe, maqedone dhe anasjelltas

 

FAKULTETI FILOLOGJIK
Cikli i dytë
(II semestra, 60 ECTS)

PROGRAMI STUDIMOR

TITULLI QË FITOHET

Gjuhë dhe letërsi shqipe

  • Gjuhë shqipe
  • Letërsi shqipe

 

Magjistër i gjuhës shqipe
Magjistër i letërsisë shqipe

Gjuhë dhe letërsi maqedone

  • Gjuhë maqedone
  • Letërsi maqedone

 

Magjistër i gjuhës maqedone
Magjistër i letërsisë maqedone

Gjuhë dhe letërsi angleze

  • Gjuhë angleze
  • Letërsi angleze

 

Magjistër i gjuhës angleze
Magjistër i letërsisë angleze

Gjuhë dhe letërsi gjermane

  • Gjuhë gjermane
  • Letërsi gjermane

 

Magjistër i gjuhës gjermane
Magjistër i letërsisë gjermane

Gjuhë dhe letërsi frënge

  • Gjuhë frënge
  • Letërsi frënge

 

Magjistër i gjuhës frënge
Magjistër i letërsisë frënge

 

PROGRAMI STUDIMOR: GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE

Programi studimor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe u themelua më 1994 dhe organizon studimet në modulet:

  • Arsimor
  • Shkencor
  • Përkthim dhe interpretim

Ofron studime themelore katërvjeçare dhe studime të shkallës së dytë.
Pas përfundimit të studimeve studentët varësisht drejtimit fitojnë thirrjen: Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Përkthyes i diplomuar në gjuhë shqipe ose Albanolog i diplomuar.
Pas përfundimit të studimeve pasuniversitare fitohen gradat: Magjistër i Gjuhës Shqipe, respektivisht Magjistër i Letërsisë Shqipe.
Ky program studimor bashkëpunon me katedrat e albanologjisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

PROGRAMI STUDIMOR: GJUHË DHE LETËRSI MAQEDONASE

Programi studimor Gjuhë dhe Letërsi Maqedonase ka arritur që të kap ritmin e reformave në arsimin e lartë në vend dhe të jetë funksional për tregun e punës.
Ofrohen studime themelore dhe të ciklit të dytë, nëpërmjet lëndëve semestrale. Programin e përbëjnë lëndët arsimore, kreative- hulumtuese, profesionale.
Programi Studimor  zgjat katër vjet,  ku studenti fiton 240 kredi. Respektivisht, 30 kredi për çdo semestër, kurse në përfundim të studimeve punohet temë diplome me 10 kredi.
Pas përfundimit të studimeve studentët fitojnë thirrjen: Profesor i diplomuar i gjuhës maqedonase.
Të diplomuarit e ciklit të dytë studimor fitojnë gradën Magjistër i Gjuhës Maqedonase.
Nëpërmjet kurseve synohet:

  • mësimi i gjuhës maqedonase (gjuhësia, historia e gjuhës, dialektologjia etj) dhe
  • letërsisë maqedonase.

PROGRAMI STUDIMOR: GJUHË DHE LETËRSI ANGLEZE

Programi studimor i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze funksionon nga viti 1994, kurse studimet zhvillohen në tri drejtime:

  • Arsimor
  • Përkthyes
  • Filologj

Në këtë program studimor bëhen studime angleze dhe amerikane, studime në gjuhësi dhe shkrim kreativ.
Studentëve u zhvillohen leksione, seminare, grupe tutoriale, me profesorë nga vendi dhe ndërkombëtarë.
Mësimdhënia organizohet në grupe të vogla dhe përdoren metoda interaktive dhe kreative.
Të diplomuarit fitojnë gradën Profesor i Gjuhës Angleze respektivisht Profesor i Letërsisë Angleze.
Organizohen edhe studime pasuniversitare në kuadër të së cilave studenti pas përfundimit të studimeve fiton kualifikimin VIIA-60 ECTS, duke fituar gradat me hulumtime si Magjistër i Gjuhës ose Magjistër i Letërsisë Angleze.

PROGRAMI STUDIMOR: GJUHË DHE LETËRSI GJERMANE

Programi studimor u themelua më 1995, kurse nga viti 2007 studimet zhvillohen sipas Sistemit të Bolonjës dhe zgjasin 4 vite (240 ECTS), ndërsa studimet master 2 (dy) semestra (60 ECTS).
Studentët e diplomuar fitojnë titujt profesional: gjermanist i diplomuar, profesor i diplomuar i gjuhës gjermane dhe përkthyes i diplomuar nga gjuha gjermane, varësisht nga profili i zgjedhur në vitin e tretë dhe të katërt.
Mësimi zhvillohet nga profesorë të afirmuar në fushat e tyre studimore dhe sipas një programi mësimor bashkëkohor, përfshirë edhe lektorët nga shtetet gjermanofolëse: Austria dhe Gjermania (Fondacioni BOSCH).
Përdoret metodologji moderne interaktive dhe në hapësira adekuate.
Katedra ka bibliotekë me një numër të konsiderueshëm titujsh në gjuhën gjermane nga sfera e gjuhësisë, letërsisë, qytetërimit, që janë në dispozicion të studentëve.
Bashkëpunon me disa universitete hapësirash gjermanofolëse (Gjermani, Austri, Zvicër) dhe më gjerë dhe shpesh vizitohet nga profesorë me renome.
Deri tani janë organizuar disa seminare në bashkëpunim me universitetet tjera dhe takime me përfaqësues institucionesh gjermane, që i ndihmojnë studentët gjatë aplikimit për bursa të ndryshme, që i ndajnë fondacionet gjermane, austriake dhe zvicerane.
Katedra ka kontakte të rregullta dhe një bashkëpunim të ngushtë edhe me përfaqësitë kryesorë të shteteve gjermanofolëse (Gjermani, Austri dhe Zvicër) në Republikën e Maqedonisë si p.sh. ambasadat e këtyre shteteve, Institutin Goethe, DAAD, Österreichische Kooperation, Bosch Stiftung etj.

PROGRAMI STUDIMOR: GJUHË DHE LETËRSI FRËNGE

Programi studimor e Gjuhës dhe Letërsisë Frënge ekziston nga viti 2007.
Katedra ofron studime katërvjeçare, kurse studentët e diplomuar fitojnë titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge.
Studentët marrin njohuri të gjëra mbi gjuhën dhe letërsinë frënge, kulturën dhe qytetërimin  francez. Ata njihen me nocionet themelore të sistemit gjuhësor, kurse më pas fillon zgjerimi i njohurive nga gjuhësia e përgjithshme, gramatika, letërsia, gjuha latine, gjuhët tjera romane, qytetërimi etj.
Katedra ka marrëdhëniet e shkëlqyera me Ambasadën e Francës, e cila ka treguar gatishmëri për ofrimin e bursave për studentët dhe për organizimin e udhëtimeve në Francë, ku do të ndiqen kurse të kësaj gjuhe.

PROGRAMI STUDIMOR: GJUHË DHE LETËRSI ITALIANE

Ky program studimor ekziston nga viti 2010 dhe ofron studime katërvjeçare, kurse studentët e diplomuar fitojnë titullin Profesor i Gjuhës Italiane, .
Studentët marrin njohuri të gjëra mbi gjuhën, letërsinë, kulturën italiane. Ata njihen me nocionet themelore të sistemit gjuhësor italian, i thellojnë njohuritë nga kjo sferë studimore dhe u jepet mundësia që, nëpërmjet projekteve të ndryshme, të studiojnë edhe në universitetet evropiane.
Programi studimor ka marrëdhëniet e shkëlqyera me institucionet italiane dhe Ambasadën e Italisë në Maqedoni.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Vlerëso tekstin
3.06
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e përvjetorit të 106-të me radhë të Kongresit të Manastirit, sot në
image Kardiokirurgu me famë  botërore, Prof. Dr. Omer Xhamali,  i cili  është mjeku i parë
image Para studentëve dhe mësimdhënëseve të USHT-së, sot u mbajt një ligjëratë, me temë “Aleksandri
image Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr.Vullnet Ameti në një takim në kabinetin
image Zyra për menaxhim të cilësisë dhe evaluim e Universitetit Shtetëror të Tetovës, bashkë me