Fakultetit Filozofik

Dekan i Fakultetit, Prof. Dr. Fadbi Osmani

E-mail: fadbi.osmani@unite.edu.mk

Programet studimore të Fakultetit Filozofik, janë dizajnuar sipas principeve të Sistemit të Bolonjës.
Synohet që programet studimore t’i përshtaten dinamikës së reformave në sistemin arsimor në vend dhe përshtatjen kundrejt tendencave bashkëkohore në arsim.
Ky fakultet synon që studentët të arrijnë:

  • konkurrim në tregun akademik evropian;
  • profilizim përmes zhvillimit të kompetencave;,
  • programe të akceptuara ndërkombëtarisht;
  • mundësi lëvizjeje akademike.

Në Fakultetin Filozofik organizohen:

  • Ligjërata interaktive dhe debatuese;
  • Mësimnxënie në laboratorë dhe në terren;
  • Mësimdhënie përmes IT;
  • Me qasje të re “Studenti në qendër”

FAKULTETI FILOZOFIK
Cikli i parë
(VIII semestra, 240 ECTS)

PROGRAMI STUDIMOR

TITULLI QË FITOHET

Filozofi (2007, 2012), Deskriptorët

 

  • Drejtimi arsimor
  • Drejtimi profesional

 

Profesor i diplomuar i filozofisë
Filozof i diplomuar

Sociologji (2008, 2012), Deskriptorët

  • Drejtimi arsimor
  • Drejtimi profesional

 

 Profesor i diplomuar i sociologjisë
Sociolog i diplomuar

Histori (2007, 2012), Deskriptorët

  • Drejtimi arsimor
  • Drejtimi professional

 

Profesor i diplomuar i historisë
Historian i diplomuar

Pedagogji (2007),

 

 

Pedagog i diplomuar
Profesor i diplomuar i mësimit klasor
Profesor i diplomuar për edukim parashkollor

Psikologji (2007, 2012), Deskriptorët

  • Drejtimi arsimor
  • Drejtimi profesional
Studime të disperzuara- Shkup (planprog. 2008)

 

 

Profesor i diplomuar i psikologjisë
Psikolog i diplomuar

Filologji orientale  Deskriptorët

  • Gjuhë dhe letërsi turke (planpr. 2012)
  • Gjuhë dhe letërsi arabe (planpr. 2012)

 

Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë turke
Profesor i diplomuar i gjuhës dhe letërsisë arabe

Edukim special dhe rehabilitim (planpr. 2012)

 

 

 

FAKULTETI FILOZOFIK CIKLI II
(II semestra, 60 ECTS)

PROGRAMI STUDIMOR

TITULLI QË FITOHET

Pedagogji planprog.2008

Magjistër i pedagogjisë

Sociologji planprog. 2008

  • Drejtimi kërkimor-shkencor 
  • Drejtimi arsimor

 

Magjistër i sociologjisë  + emri i modulit

Histori

  • Historia bashkëkohore (2008)
  • Historia e kohës së re (2008)
  • Historia e mesjetës (2008)

 

Magjistër i historisë + emri i modulit

Psikologji

  • Psikologjia arsimore (2008)
  • Psikologjia industriale (2008)
  • Psikologjia klinike (2008)

 

Magjistër i psikologjisë + emri i modulit

Orientalistikë

  • Gjuhë dhe letërsi arabe (2013)
  • Gjuhë dhe letërsi turke (2013)

 

Magjistër i orientalistikës + emri i modulit

 

PROGRAMI STUDIMOR PEDAGOGJI

Studentëve u mundësohet që të merren me numër të madh aktivitetesh, si: planifikimi dhe realizimi i procesit edukativo-mësimor, me punë profesionale pedagogjike në ciklin parashkollor, shkolla fillore dhe të mesme, teatro fëmijërore etj. Të diplomuarit e ciklit të dytë (master) pajisen me kompetenca si: planifikimi dhe realizimi i hulumtimeve zhvillimore dhe aplikative, punë këshilluese, bashkëpunimi me prindërit dhe organizatat prindërore, shërbimeve kadrovike të sistemeve më të larta (aftësimi intern, mësimi permanent). 

PROGRAMI STUDIMOR PSIKOLOGJI

Konceptimi dhe organizimi i studimeve të psikologjisë është në përputhshmëri me rekomandimet e Agjencisë Evropiane për Psikologji “EPA”, me qëllim që studimet të jenë kompatibile me studimet tjera të psikologjisë në Evropë. Ky konceptualizim parasheh organizimin e studimeve sipas modelit 4+1 dhe studentët i pajis me kompetenca për punë në arsimin fillor, të mesëm dhe atë sipëror, punë në OJQ, institute të ndryshme, spitale, ekipe profesionale interdisiplinore, këshillimore etj.

PROGRAMI STUDIMOR SOCIOLOGJI

Përpos pajisjes me njohuri për punë në procesin edukativo-arsimor, sociologu i diplomuar aftësohet edhe për veprimtari të pavarur shkencore-hulumtuese, për dhënie të kontributit profesional në shoqërinë në të cilën jetojnë, për punë në shoqëri multikulturore dhe multikonfesionale etj. Sociologët e diplomuar pas mbarimit të ciklit të dytë, do të kenë mundësi që kompetencat e zhvilluara t’i plasojnë në një sërë organizatash dhe institutesh: mediat publike, institute të cilat merren me kërkime ekonomike, kulturore dhe politike, OJQ etj.

PROGRAMI STUDIMOR FILOZOFI

Studimet themelore katërvjeçare i mundësojnë studentit të njoftohet me konceptet e ndryshme bazike, shkollat dhe lëvizjet në filozofi. Në këtë drejtim, ai përfiton njohuri për të gjitha metodat dhe disiplinat filozofike, të cilat janë të lidhura me studimet themelore në këtë fushë të njohurive. Filozofi i diplomuar në filozofi pajiset me koncepte kritike dhe logjike për t’i vënë në funksion kompetencat personale në procesin e edukimit. Cikli master i mundëson punë në arsimin e mesëm dhe sipëror, ekipe analitike, institucione kërkimore-shkencore etj.
              
PROGRAMI STUDIMOR HISTORI

Historiani i diplomuar kualifikohet për punë në institucione ku ruhet ose përpunohet materiali historik (arkiv, muze, ente historike). Cikli Master u kushton rëndësi projekteve kërkimore, që ndërlidhen me hulumtimin e shoqërisë, mendimit të përgjithshëm, migracioneve etj.

PROGRAMI STUDIMOR FILOLOGJI ORIENTALE

Programi studimor i Filologjisë Orientale ofron studime katërvjeçare  i cili i ndihmon studentit që të njoftohet me disiplinat fundamentale dhe profesionale në lëminë e gjuhës dhe letërsisë të gjuhëve arabe dhe turke,  nëpërmjet lëndeve obligative dhe zgjedhore, si dhe orientohet në punë profesionale dhe kërkimore-shkencore e njëherit në studime pasuniversitare.
Studentët e diplomuar kualifikohen si profesor të gjuhës dhe letërsisë arabe apo profesor të gjuhës dhe letërsisë turke në shkolla fillore dhe të mesme, si dhe në institucione tjera si organizata joqeveritare, institute për trashëgimi kulturore, etj. Studimet zgjasin 4 (katër) vjet, kurse studenti fiton 240 kredi (ECTS).

 

 


 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Vlerëso tekstin
2.76
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë u organizua Konferenca e
image Në Universitetin e Tetovës, Këshilli Euro-Atlantik i Maqedonisë në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të
image Me rastin e ndarjes nga jeta të albanologut të njohur Robert Elsie, në nderim
image Në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Patrick Roberts nga Universiteti i
image Dekani i Fakultetit të Arteve i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Miftar Memeti, së