Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore
Dekan i Fakultetit, Prof.dr. Fauzi Skenderi
E-mail: fauzi.skenderi@unite.edu.mk
Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore organizon studimet themelore në tetë programe studimore, që zgjasin katër vjet, kurse studenti grumbullon gjithsej 240 kredi.
Ky fakultet realizon veprimtari arsimore, shkencore-hulumtuese, aplikative dhe publikuese në sferën e shkencave biologjike, fizike, kimike, matematikore, informatike, gjeografike dhe ekologjike.
Matematika paraqet shkencë që korelon me shkencat teknike dhe fizikën, por në kohën e fundit është evidente se depërton edhe në ekonomi, mjekësi, teknologjinë informatike si dhe në shkencat e tjera. Cikli Master studentëve të diplomuar u mundëson që dijet e fituara t’i thellojnë në punën shkencore-hulumtuese në fushën e matematikës.
Informatika ose Teknologjia e informatikës paraqet pjesë integruese të zhvillimit bashkëkohor, si të shoqërisë ashtu edhe të shkencave tjera. Studimet bazike të informatikës përfshijnë njohuri të thelluara mbi softuerin dhe harduerin, si dhe shfrytëzimin e kompjuterit për qëllime të ndryshme: udhëheqjen e proceseve, përpunimin e të dhënave, menaxhimin e informacioneve, përpunimin e sistemeve inteligjente kompjuterike etj.
Fizika paraqet sfidë për maturantët e ri dhe para së gjithash të mençur, sepse sqaron bashkëveprimevet reciproke të grimcave më të imta si dhe bashkëveprimet reciproke dhe fshehtësitë e trupave qiellorë me një fjalë studion raportin e materies dhe energjisë. Cikli i dytë zgjatë një vit dhe ofron 60 ECTS kredi.
Kimia paraqet bërthamën e shkencave moderne, teknologjisë dhe mjekësisë. Objekti i studimit të kimisë është materia dhe konglomerati kimik i saj. Në jetën bashkëkohore, në veçanti në prodhimin dhe sintezën e proteinave, kimia ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Kimistët e diplomuar punësohen në punë shkencore-hulumtuese, arsim, hulumtime laboratorike, industrinë bioteknologjike, shëndetësi, farmaci, industrinë petrokimike etj.
Përmbajtja dikotome e programit studimor Fizikë&Kimi studentëve u mundëson përfitim të njohurive dhe kompetencave për punë në arsim respektivisht për kyçje në procesin edukativo-arsimor qoftë në shkollimin fillor ose të mesëm.
Studimet e Biologjisë janë të konceptuara mbi parimin e mësimnxënies së njohurive dhe kompetencave të zgjeruara mbi shkencat biologjike, që do të shërbejnë për inkuadrimin e biologëve të diplomuar si në procesin arsimor ashtu edhe në institucionet tjera. Studentët e suksesshëm mund t’i vazhdojnë studimet e veta në ciklin e dytë Master të cilat zgjasin 2 semestra dhe ofrojnë 60 ECTS kredi.
Ekologjia, nga shkencat bashkëkohore për mjedisin jetësor, sot trajtohet si shkencë interdisciplinore. Ajo studion dhe ofron zgjidhje për problemet nga sfera e mbrojtjes të mjedisit jetësor, planifikimin hapësinorë, shkencat natyrore, teknike dhe bioteknike. Gjithashtu, ekologjia ndeshet edhe me sfidat në planin global, siç është ngrohja globale dhe ndotja e planetit Tokë. Studimet e Masterit zgjasin një vit dhe ofrojnë 60 kredi.
Studimet bazike të Gjeografisë zgjasin katër vite dhe ofrojnë 240 kredi, me çka Profesori i gjeografisë ose Gjeografi i diplomuar fiton të drejtën për vazhdimin e ciklit të dytë të master studimeve të cilët zgjasin dy semestra dhe ofrojnë 60 kredi. Përpos punës arsimore gjeografi i diplomuar mund të punojë në planifikimin hapësinor dhe shoqëror, urbanizëm, mbrojtjen e mjedisit, studime multidisiplinare etj.
|
FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO NATYRORE |
|
|
PROGRAMI STUDIMOR |
TITULLI QË FITOHET |
|
Biologji |
Profesor i diplomuar i biologjisë |
|
Kimi-Fizikë |
Profesor i diplomuar i fizikës-kimisë |
|
a) Drejtimi arsimor b) Drjetim profesional |
Profesor i diplomuar i fizikës |
|
a)Drejtimi arsimor b)Drjetim profesional c)Biokimi analitike |
Profesor i diplomuar i kimisë |
|
Matematikë |
Profesor i diplomuar i matematikës |
|
Informatikë |
Profesor i diplomuar i informatikës |
|
Gjeografi |
Profesor i diplomuar i gjeografisë |
|
Ekologji |
Ekolog i diplomuar |
|
FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKO NATYRORE |
|
|
PROGRAMI STUDIMOR |
TITULLI QË FITOHET |
|
Matematikë |
Magjistër i matematikës |
|
Gjeografi |
Magjistër i gjeografisë + emri i modulit |
|
Informatikë |
Magjistër i informatikës |
|
Biologji |
Magjistër i biologjisë + emri i modulit |
|
Kimi |
Magjistër i biologjisë + emri i modulit |
|
Ekologji |
Magjistër i biologjisë + emri i modulit |






Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb