Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit

Dekan i Fakultetit, Prof. dr. Hazir Pollozhani

 E-mail:  hazir.pollozhani@unite.edu.mk

Studentët e diplomuar në programet e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit përgatiten dhe kualifikohen për punë në lëmin e zhvillimit dhe kërkimit për detyrat e sistemit për kualitet të përpunimit të ushqimit, përgatitjes teknologjike të prodhimtarisë, dhe detyrat profesionale në pjesën më të madhe të prodhimit të ushqimit dhe prodhimit të lëndëve të para.
Studimet themelore zgjasin 3 vjet, me mundësi akumulimi të 180 ECTS kredive, kurse studimet master zgjasin 2 vite dhe me akumulimin e 120 kredive.
Detyrat në sistemet e kontrollit të cilësisë së përpunimit përfshijnë detyrime profesionale që janë të lidhura me inspektimin e proceseve të prodhimit dhe kualitetit të ushqimit, lëndëve të para dhe materialeve, me qëllim që të prodhohen produkte finale kompatabile me rregullativat dhe standardet sociale, nacionale dhe ndërkombëtare të cilësisë. 
Zhvillimi dhe sigurimi i kualitetit të ushqimit përfshin eksperimente laboratorike, kimike, fizike, mikrobiologjike dhe senzorike.
Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit ka laboratorin me pajisje më bashkëkohore për kontrollin e produkteve ushqimore, që ishte donacion i ambasadës italiane.
Studentët e diplomuar mund të punësohen në institucionet mësimore, në organizata që merren me sistemet për kontrollin e cilësisë (shërbime inspektimi në sferën e sigurisë ushqimore) dhe në institucionet që merren me kërkime të ushqimit si dhe zhvillim.
Njohuritë themelore të nutricionizmit, dietetikës dhe gastronomisë u mundësojnë të diplomuarve të punojnë në sferën e nutricionizmit, programimit dhe menaxhimit të objekteve në të cilat shërbehet ushqimi.

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË USHQIMORE DHE TË USHQYERIT-GOSTIVAR
Cikli i parë
(VI Semestra, 180 ECTS)

PROGRAMI STUDIMOR

TITULLI QË FITOHET

-Teknologjia ushqimore
-Të ushqyerit

Inxhinier i diplomuar  i teknologjisë ushqimore
Inxhinier i diplomuar i të ushqyerit

 

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË USHQIMORE DHE TË USHQYERIT
Cikli i dytë
(IV Semestra, 120 ECTS)

PROGRAMI STUDIMOR

TITULLI QË FITOHET

-Teknologjia ushqimore
-Të ushqyerit

Magjistër i teknologjisë ushqimore
Magjistër i të ushqyerit

  • email Email shokëve
  • print Printo
Vlerëso tekstin
3.00
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Dr. Florim Ajdini, drejtor i Qendrës së gjuhëve dhe trajnimeve të Universitetit  Shtetëror të
image -Të nderuar prorektorë, -Dekanë, shefa  të programeve -Profesorë, të dashur studentë -Pjesëmarrës dhe mysafirë, -Përfaqësues të mediave, Na
image Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti, realizoi një takim me studentët që
image Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, të enjten, më 14.03.2013, para studentëve dhe stafit akademik
image Dje, në ambientet e Presidencës së Republikës së Maqedonisë, Rektori USHT-së, Prof. Dr. Vullnet
image                               E nderuara familje Beqiri, Me keqardhje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta