Fakulteti i Shkencave të Zbatuara

 u.d. Dekan i Fakultetit, Doc. Dr. Nderim Zeqiri

E-mail: nderim.zeqiri@unite.edu.mk

Fakulteti i Shkencave të Zbatuara zgjeron, pasuron dhe avancon punën e vet akademike dhe praktike, duke u përshtatur trendëve dhe standardeve bashkëkohore, para së gjithash tregut të punës.
Plan-programet studimore të FSHZ-së janë të konceptuara mbi përvojat e universiteteve Evropiane, si të Shtutgartit, të Karlsruhes, Universitetit Teknik të Vjenës etj. Semestri i pestë përfshin punën praktike, me mundësinë që të zhvillohet në qendrat e sipërpërmendura, me të cilët USHT-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Studimet në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara janë të organizuara sipas modelit 3 (diplomim) + 2 (magjistraturë).
Programet studimore të Arkitekturës, Ndërtimtarisë dhe Inxhinierisë ekonomike përgatisin kuadër profesional dhe cilësor, të cilët shumë lehtë inkuadrohen në punën praktike të operativës ndërtimore, në organizatat për urbanizim dhe projektim, nëpër institute të gjeodezisë, industrinë metalurgjike.
Mekatronika paraqet disiplinë mbi sistemet mekanike, sistemet e sensorit, sistemet e aktorëve të mikromatësve. Inxhinierët e mekatronikës punësohen si: në arsim (si bashkëpunëtor shkencor ose profesor), firma private (menaxher, udhëheqës i një pune), ndërmarrje makinerike, në industrinë e automobilave ose në lëmin e teknologjisë dhe komunikimit, programimi i makinave për përpunimin teknologjik të punës, si dhe dhënien e diagnozës për dëmin dhe gabimet. Mundësi për punësim u ofrohet edhe në mjekësi ku përdoren aparate të ndryshme moderne.
Për qëllime të organizimit të procesit mësimor të mirëfilltë si dhe të zhvillimit të kompetencave tek studentët janë vënë në funksion disa kabinete të pajisura me aparaturë moderne: kabineti për dizajn 3D (donacion i USAID-it) dhe një laborator për kontrollin e materialeve ndërtimore (donacion i Universitetit teknik të Shtutgartit).

FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
Cikli i parë
(VII Semestra, 210 ECTS&VI semestra 180 ECTS))

PROGRAMI STUDIMOR

TITULLI QË FITOHET

Ndërtimtari
a) Inxhinieri konstruktike
b) Rrugë dhe infrastrukture

 

Baccalaureus në ndëertimtari-inxhinieri konstruktive
Baccalaureus në ndërtimtari- rrugë dhe infrastrukturë

Arkitekturë

a)Projektim

b)Urbanizëm

Baccalaureа/baccalaureus në projektim
Baccalaureа/baccalaureus në urbanizëm

Mekatronikë

Inxhinier i diplomuar në mekatronikë

Inxhineri ekonomike

Baccalaureа/baccalaureus në inxhinieri ekonomike

 

FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
Cikli i dytë
(III semestra, 90 ECTS& IV semestra 120 ECTS)

PROGRAMI STUDIMOR

TITULLI QË FITOHET

Ndërtimtari
a) Inxhinieri konstruktike
b) Rrugë dhe infrastrukture

Magjistër i ndërtimtarisë + emri i modulit

Arkitekturë

a)Projektim

b)Urbanizëm

 

Magjistër i arkitekturës + enri i modulit

Mekatronikë

Magjistër i mekatronikës

Inxhineri ekonomike

Magjistër i inxhinierisë ekonomike

  • email Email shokëve
  • print Printo
Vlerëso tekstin
2.06
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Përfaqësuesit e Agjencisë  për Punësim të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me UNDP-në, realizuan
image E kemi thirrur këtë konferencë për shtyp, që t’ju informojmë më nga afër për
image Në Universitetin Shtetëror të Tetovës i filloi punimet Konferenca shkencore ndërkombëtare, me temë: “Ballafaqimi
image Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u prezantua laureati i çmimit të madh të Festivalit
image Në Fakultetin Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës u promovua vepra “Të korrat e