Fakulteti i Shkencave të mjekësisë
Dekan i Fakultetit, Doc. dr. Nasir Behxheti
E-mail: nasir.behxheti@unite.edu.mk
Studimet e Mjekësisë dhe Stomatologjisë kane për qëllim përgatitjen profesionale të kuadrit i cili do te jetë i mjaftueshëm për kontekstin gjeografik dhe demografik, me theks të veçantë për atë shqiptar.
Studimet në Mjekësi dhe Stomatologji paraqesin studime sipërore profesionale nga fusha e shkencave të mjekësisë në kohëzgjatje prej 5 vitesh.
Studimet e Farmacisë janë të orientuar në atë mënyrë që t’i mundësojnë studentit te diplomuar kompetenca të larta për punë në fushën shëndetësore, përmes diturive të fituara nga lëmi i barnave, mënyrës bashkëkohore të shërimit dhe ndikimit klinik të tyre.
Nga ana tjetër, nga njohuritë për lëndët nga kimia analitike dhe sintetike, studentëve të diplomuar u jep njohuri për punën në industrinë farmaceutike, në laboratorë hulumtues, laboratorë analitikë, laboratorë tjerë për prodhimin e barnave dhe mjeteve të tjera ndihmëse për shërim, institucionet për regjistrimin e barnave etj.
Të diplomuarit në drejtimin e Infermierisë, në bashkëpunim të drejtpërdrejt me mjekun, janë bashkëpunëtorë shëndetësor në repartet spitalore të Klinikave të përgjithshme, shtëpive të shëndetit ose në ambulanca (publike apo private).
Të diplomuarit në drejtimin e Akusherisë, në bashkëpunim direkt me mjekun specialist për akusheri, janë punëtor shëndetësor përgjegjës për kujdesin shëndetësor të grave shtatzëna.
Të diplomuarit në drejtimin e Logopedisë, në bashkëpunim direkt me ekipin profesional interdisiplinar, janë bashkëpunëtorë në strukturat e institucioneve socio-psikologjike, spitaleve të përgjithshme, shtëpive të shëndetit dhe ordinancave të specializuara.
Të diplomuarit në drejtimin e fizioterapisë, në bashkëpunim direkt me mjekun specialist të fizioterapisë, janë punëtorë shëndetësor përgjegjës për strukturat shëndetësore (publike apo private), kujdesit shëndetësor, edukimit fizik dhe kujdesit fizik.
|
FAKULTETI I SHKENCAVE TË MJEKËSISË |
|
|
PROGRAMI STUDIMOR |
TITULLI QË FITOHET |
|
Mjekësi e përgjithshme |
Doktor i mjekësisë së përgjithshme |
|
Stomatologji |
Stomatolog |
|
Farmaci |
Farmacist i diplomuar |
|
Infermieri |
Baccalaureа/baccalaureus infermierës së përgjithëshme |
|
FAKULTETI I SHKENCAVE TË MJEKËSISË |
|
|
PROGRAMI STUDIMOR |
TITULLI QË FITOHET |
|
Farmaci |
Magjistër i farmacisë |






Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb