Historiku i USHT-së

Historiku i USHT-së

Universiteti Shtetëror i Tetovës është i hapur dhe i arritshëm për të gjithë ata të cilët si studentë, mësimdhënës ose bashkëpunëtorë, me cilësitë e veta intelektuale dhe morale, në ambientin e definuar të autonomisë universitare si pandehje të lirisë akademike të shprehjes individuale dhe të dëshmimit të aftësive dhe cilësive të japin kontributin e vet në fushën e zhvillimit të arsimit, shkencës dhe profesionalizmit,.
“Universiteti Shtetëror i Tetovës ka histori të shkurt por një të kaluar shumë të gjatë”.
Ky institucion u themelua më 17 dhjetor të vitit 1994 si iniciativë e intelektualëve shqiptar, të shoqatave dhe asociacioneve të ndryshme apolitike dhe të gjithë dashamirësve të arsimit të lartë në vend dhe më gjerë.
 Nga ky këndvështrim veprimtarinë, zhvillimin e USHT-ës mund ta ndajmë në dy periudha:
-Periudha: 1994-2003 është koha historike e krijimit të Universitetit të Tetovës
-Periudha: 2004-2010 është periudha e zhvillimit institucional të Universitetit dhe koha e modernizimit akademik dhe fizik.
Universiteti nga gjendja e emergjencës filloi të kalojë në shkallën e reformimit akademik, konceptual dhe institucional. Fryt i këtij aktiviteti të pakursyer dhe i dimensionimit është fizionomia e re e USHT-së.
Së këndejmi USHT-ja është afirmuar si një institucion universitar i reformuar, si një qendër e vetme publike në gjuhën shqipe në Maqedoni për kualifikim, specializim dhe kërkim shkencor. USHT-ja është anëtar i Konferencës së Universiteteve evropiane.
Sot USHT-ja është strukturuar në 11 fakultete, 35 programe studimore, 93 drejtime studimore dhe 3 Institute hulumtuese shkencore.
Procesi mësimor shkencor.
Stafin akademik e përbëjnë 273 mësimdhënës të rregullt dhe 355 mësimdhënës të angazhuar në kohë të caktuar, respektivisht për një vit akademik, me tendencë të rritjes progresive.
Në rrafshin e procesit edukativo-mësimor, Universiteti rëndësi të veçantë i përkushton zbatimit të reformave të Bolonjës si dhe të reformave në sferën e kërkimeve profesionale-shkencore, edhe pse kjo komponentë është akoma larg synimeve të USHT-ës në krahasim me vendet e zhvilluara. Këto kërkime, realizohen përmes projekteve bilaterale në saje të projekteve të Erasmus, DAD-it, Tempus-it etj për kërkime dhe zhvillim. Duke u mbështetur në standardet Evropiane kualiteti akademik dhe studimor është gjithnjë në rritje
Për sa i përket Kartës së Bolonjës, USHT-ja hyn aktualisht në një fazë të re të zhvillimit të vet, në fazën e implementimit dhe të konceptimit të modelit të Bolonjës sipas skemës 3+2+3 ose 4+1+3 (Bachelor+Master+PhD). Duke implementuar sistemin e ri evropian të studimeve, USHT-ja synon të jetë shumë shpejt pjesë integrale e universiteteve evropiane, studentët të përfitojnë një formim profesional më cilësor, diplomat tona të përafrohen me ato të vendeve të zhvilluara.
Se diplomat e fituara në USHT janë kompatabile me diplomat e universiteteve perëndimore e vërtetojnë studentët e shumtë të cilët pas diplomimit punësohen ose studimet e tyre pasuniversitare i vazhdojnë në universitetet tjera jashtë vendit.

Periudha e ardhshme për USHT-ën do të jetë periudhë që do të jap fillesën:
- Kampusi universitar (me të cilin do të bëhet përqendrimi i fakulteteve në një hapësirë të vetme). Në përbërje të Kampusit do të jenë: objekti për akomodimin e studentëve, magjistrantëve, doktorantëve, specializantëve, viziting profesorëve dhe mysafirëve të tjerë, Konvikti studentor, Mensa studentore, Salla sportive, Biblioteka universitare, Qendra bashkëkohore kompjuterike, ndërtimi i laboratorëve.
- Zbatimi i Sistemit të Akumulimit dhe Tansferit të Kredive – ECTS-sistemit në tërësi edhe si sistem akumulimi  të kredive edhe si sistem transferi të kredive.,
-Imperativ në zbatimin e ECTS do të jetë mobiliteti i studentëve me qëllim që studentët të kenë mundësi ti thellojnë dijet e tyre në universitete tjera të cilët janë nënshkrues të Magna kartës Evropiane,
- Internacionalizimi dhe integrimi i Universitetit në të gjitha forumet universitare të Evropës respektivisht në familjen e universiteteve bashkëkohore. Në këtë kontekst bashkëpunimi me universitetet në rajon edhe më gjerë është trefishuar.
- Avancimi i punës shkencore-hulumtuese përkundër asaj akademike, do ti jep një shtytje dimensionimit të ri të procesit akademik që zhvillohet në universitet.
-Ofrimi dhe zhvillimi i sistemit të mësuarit E-learning – të mësuarit me internet, libra elektronik të përcjellura me zë, si studentëve ashtu edhe mësimdhënësve do ta risë cilësinë e mësimdhënies dhe mësim-nxënies
- Vënia e mjeteve audio-vizuale, tashmë të siguruara, në funksion të implementimit të metodës “të mësuarit në distancë” me çka studentëve në klasa të veçanta do tu mundësohet përcjellja e ligjëratave në distancë
- Kompletimi i mjediseve akademike dhe pajisja e laboratorëve me mjete më bashkëkohore,
- Zhvillimi dhe realizimi i projekteve të shumta në kuadër të Instituteve të cilat paraqesin njësi integruese të Universitetit si Instituti i Ekologjisë dhe  Teknologjisë, Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare “Josif Bageri” etj
-Kyçja intensive në Programe arsimore dhe hulumtuese evropiane (TEMPUS, DAAD, USAID, SOROS, NATO, BE, Ambasada të vendeve të  ndryshme) si edhe vitin e kaluar janë prioritete të hartuara në Strategjinë e Universitetit.
- Disperzimi i programeve studimore në qytete tjera, proces i cili do të jetë kompatibil me profilet të cilët përgatiten në shkollat e mesme, me të vetmin qëllim që studimet të jenë më afër studentëve.
Puna dhe niveli arritjeve nga puna e deritanishme na bënë të ndjehemi krenar por edhe të jemi më vigjilent në ndërmarrjen e aktiviteteve që universitetin do ta çojnë në binaret e institucioneve bashkëkohore akademike. Rektorati dhe stafi akademik, para së gjithash, mbajnë përgjegjësi historike për krijimin e sistemeve të reja të vlerave, në veçanti në arsim, shkencë dhe kulturë të cilat njëkohësisht paraqesin shtyllë për zhvillim dhe prosperitet të gjeneratave të ardhshme.
Me një fjalë dimensionimi i USHT do të shkojë drejt zhvillimit të një sistemi efektiv të arsimit të lartë i cili Universitetin do ta çojë në binaret e institucioneve bashkëkohore akademike dhe do të kontribuojë drejt përmbushjes së misionit të shenjtë duke krijuar kuadro të mirëfillta,  të jetë promotor i ndryshimeve si në vend ashtu edhe jashtë tij
Synimet e Universitetit
Tendenca e Universitetit që të jetë më pranë studentëve rezultoi në vendimin që programet studimore të disperzohen në disa qytete në R. Maqedonisë.
Sot procesi mësimor-shkencor realizohet në 10 ndërtesa të disperzuara në:
Gostivar, Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Dibër dhe Strugë.
Numri i studentëve nga viti në vit është gjithnjë në rritje, dhe tani në USHT studiojnë 13.000 studentë me status aktivë të studimeve. Numri i studentëve që u takojnë etniteteve të ndryshme gjithnjë është në rritje, nëse para 3 viteve kanë studiuar disa dhjetëra studentë sot studimet i vijojnë disa qindra studentë të etniteteve tjera ose më saktë numri i tyre është rreth 10% nga numri i përgjithshëm i studentëve.
USHT-ja synon të jetë Universitet i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë prandaj  është  i hapur për të gjithë studentët që dëshirojnë të studiojnë , pa dallime nacionale, fetare etj.
Numri i studentëve që përcaktohen për të studiuar në USHT është në rritje progresive. Në krahasim me numrin e studentëve të pranuar në universitetet tjera në vend, numri i studentëve të rinj në USHT është rritur për 30%. Kjo mund të merret si tregues për atë se USHT zhvillohet dhe dimensionohet në drejtim të duhur dhe me hapa të sigurta hapëron në familjen e  Universiteteve evropiane.
Oferta e USHT-së për studentët e ardhshëm është konkurrente dhe e gjithëpërfshirëse. Ne ofrojmë plane dhe programe studimore të të gjitha profileve dhe tarifa të volitshme për studime.
Kuadri akademik i kualifikuar, bashkëpunimi USHT-së me universitetet më në zë, nga rajoni e bota dhe ajo që është më e rëndësishmja, lidhja emocionale që ndjejnë shqiptarët, pa përjashtim, për këtë universitet. Sakrifica dhe kontributi i tyre e ngritën këtë institucion, deri në këtë nivel, si universitet i vetëm shtetëror me mësim në gjuhën shqipe janë arsyeja pse duhet studiuar në USHT.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Vlerëso tekstin
3.11
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Dr. Florim Ajdini, drejtor i Qendrës së gjuhëve dhe trajnimeve të Universitetit  Shtetëror të
image -Të nderuar prorektorë, -Dekanë, shefa  të programeve -Profesorë, të dashur studentë -Pjesëmarrës dhe mysafirë, -Përfaqësues të mediave, Na
image Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Rektori, Prof.dr.Vullnet Ameti, realizoi një takim me studentët që
image Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, të enjten, më 14.03.2013, para studentëve dhe stafit akademik
image Dje, në ambientet e Presidencës së Republikës së Maqedonisë, Rektori USHT-së, Prof. Dr. Vullnet
image                               E nderuara familje Beqiri, Me keqardhje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta