Programi i shkëmbimit "MEVLANA"

 

Të nderuar studentë dhe profesorë, ju njoftojmë se USHT-ja, shpall të hapur konkursin për shkëmbim të studentëve dhe profesorëve me Universitete të Turqisë, në kuadër të “Programit të shkëmbimit MEVLANA”!

 

ORARI I PROGRAMIT TË SHKËMBIMIT MEVLANA

 

Shpallja e njoftimeve të shkëmbimit

30.03.2014 – 15.04.2014

Pranimi i aplikimeve për shkëmbim

15.04.2014 – 22.04.2014

Vlerësimi i aplikimeve

24.04.2014 – 02.05.2014

Dërgimi i rezultateve të vlerësimit te YOK

05.05.2014

Shpallja e rezultateve pas vlerësimit 

12.05.2014

 

Studentët që dëshirojnë të aplikojnë për programin e shkëmbimit Mevlana duhet që:

 

-          të jenë deridiplomikë, magjistrantë ose doktorantë   

-          të kenë notë mesatare 8 nga totali prej 10, nëse janë deridiplomikë

-          të kenë notë mesatare 9 nga totali prej 10, nëse janë magjistrantë ose doktorantë

-          të flasin gjuhën, në të cilën mbahet mësimi në programin përkatës, në një nivel të arsyeshëm

 

Mësimdhënësit:

Nuk ka kushte të veçanta për mësimdhënësit. Megjithatë, është më mirë për mësimdhënësit që do të shkojnë në universitet e Turqisë të flasin gjuhën që përdoret në katedër, ku ata do të ligjërojnë.

 

Lista e Universiteteve me të cilat USHT ka marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të “Programit të shkëmbimit MEVLANA”:

Universiteti “Şirnak”

Universiteti “Izmir Katip Celebi”

Universiteti “Ondokuz Mayis”

Universiteti “Recep Tayyip Erdogan”

Universiteti “Giresun”

Universiteti “Yildirim Beyazit”

Universiteti “Yuzuncu Yil”

Universiteti “Trakya”

Universiteti “Erzin Can”

Universiteti “Sakarya”

Universiteti “Mustafa Kemal”

Universiteti “Celal Bayar”

 

Për informata më të hollësishme mund të drejtoheni te linku më poshtë:

https://mevlana.yok.gov.tr/

ose te

Mr.Sc. Hatibe Deari – Zeqiri

Koordinatore për Programin Mevlana për USHT-në

Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar

hatibe.deari@unite.edu.mk

Tel. +38944 356 514

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare 
image Një delegacion nga Universiteti “Onsekiz Mart”, nga Çanakalaja e Republikës së Turqisë, i kryesuar