Beneficionet nga puna praktike e studentëve

Puna praktike është një formë e të mësuarit që integron njohuritë dhe teorinë e mësuar akademike me zbatimin praktik dhe zhvillimin e aftësive në një mjedis profesional. Ajo paraqet një përvojë pune të mbikëqyrur/monitoruar, në një institucion apo organizatë,që e ofron atë program të punës pra

 Puna praktike jep një mendim të qartë dhe  konkret rreth lidhjes dhe varshmërisë në mes të pjesës akademike gjatë studimeve dhe realitetit social në praktikë. Gjatë punës praktike studentët kanë mundësinë që t’i testojnë njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve, shkathtësitë dhe aftësitë e tyre hulumtuese, me rastin e aplikimit të njohurive teorike në praktikë. Gjatë punës praktike studentët mund t’i detektojnë edhe mangësitë në aftësitë e tyre, të cilat mund t’i përmirësojnë paraprakisht nga punësimi i tyre.

Puna praktike mund të kryhet në çfarëdo institucioni, duke përfshirë këtu sektorin publik, privat, organizatat qeveritare dhe joqeveritare, institucionet hulumtuese, mediat, organizatat ndërkombëtare etj., varësisht prej interesimit të studentit se ku mendon ai se do të ishte e rëndësishme dhe e nevojshme për karrierën e tij/saj.

Cilat janë përparësitë / beneficionet e punës praktike?

·         Testimi i njohurive të studentit;

·         Shërben si mënyrë e depërtimit më të thellë në fushën përkatëse të studimit;

·         Shërben që të hulumtohen dhe të vlerësohen detyrat e veçanta që do të praktikohen në profesionin e ardhshëm të studentit;

·         Duhet t’i ofrojë studentit mundësinë që në mënyrë të pavarur t’i aplikojë dhe më tej t’i zhvillojë njohuritë metodologjike dhe teorike të përfituara në kurset e studimit;

·         Pasurimi i përvojës dhe rezymesë/CV-së;

·         Hulumtimi / ridefinimi i qëllimeve të karrierës në të ardhmen;

·         Vetëdijesimi  për motivet, aftësitë dhe interesat e studentit;

·         Duhet të përdoret nga studenti që të vendosë metoda dhe njohuri të ndryshme akademike dhe shkencore në praktikë.

 

Puna praktike e pasuron studentin nga ana profesionale dhe e përgatit atë për tregun e punës duke e bërë më të përshtatshëm për punësim, pasi që e dimë që tregu i punës sot kërkon edhe shkathtësi të tjera si ato të përgjithshme; shkathtësitë komunikuese, puna në grup, fleksibiliteti, etj. Këto janë shkathtësi që krijohen gjatë përvojës që mund ta fitoni duke punuar. Ajo u mundëson studentëve një avantazh konkurrues në raport me të diplomuarit e tjerë me përvojë të kufizuar pune praktike, si dhe mundëson krijimin e rrjetit të kontakteve dhe referencave profesionale për studentët, si kandidatë potencialë për punësim pas diplomimit.

 

Një praktikë e planifikuar dhe e realizuar mirë u ofron studentëve një shans për të fituar njohuri të dorës së parë, një organizate dhe një industrie, duke i ndihmuar ata të përqëndrohen në qëllimet e tyre të karrierës dhe të fitojnë aftësi të vlefshme për punë dhe përvojë pune që e pasurojnë rezymenë e përgjithshme të tyre.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare 
image Një delegacion nga Universiteti “Onsekiz Mart”, nga Çanakalaja e Republikës së Turqisë, i kryesuar