Vizioni, misioni dhe objektivat e Universitetit të Tetovës

Vizioni:

 

Jetësimi i idealeve kombëtare dhe vlerave bashkëkohore në arsim, shkencë, kulturë me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të gjeneratave të ardhshme.

 

Misioni:

 

Krijimi dhe avancimi i të mësuarit, shkathtësive, njohurive, kompetencave akademike dhe profesionale, që do të jenë avancuese të ndryshimeve në shoqëri, në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Objektivat:

 

1.    Krijimi dhe zhvillimi i programeve studimore të nevojshme për shoqërinë dhe tregun në vend dhe më gjerë.

2.    Zhvillimi i infrastrukturës në përputhje me qëllimet dhe natyrën e programeve studimore;

3.    Stimulimi dhe kultivimi i lirive dhe arritjeve akademike, mësimore dhe shkencore të studentëve dhe mësimdhënësve;

4.    Stimulimi i veprimtarisë hulumtuese-shkencore të mësimdhënësve dhe studentëve (mbështetje të botimit të revistave shkencore, konferencave, librave dhe projekteve të ndryshme shkencore);

5.    Kultivimi i vlerave etike, barazisë, integritetit, tolerancës dhe përgjegjësisë sociale, me qëllim të formimit të studentëve si qytetarë pjesëmarrës aktivë në shoqëri multikulturore;

6.    Evaluimi i vazhdueshëm i procesit mësimor, realizimi i kurrikulave dhe qëllimet e programit studimor;

7.    Mbështetja e studentëve me sukses të dalluar në zhvillimin e karrierës së tyre akademike dhe profesionale.

 

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Më 21 shtator 2017, në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës,
image Në Universitetin e Tetovës, prej sot ka filluar afati i tretë i rregullt i
image Me një ceremoni solemne, sot në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës u bë pritja
image Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Biodiversitetin
image Ish Rektori i UT-së, njëherit profesor i Anatomisë, Prof.Dr. Sadi Bexheti, i cili ligjëron