//Konkurs – Erasmus+

Konkurs – Erasmus+

2018-05-29T03:00:38+00:00 Prill 25, 2018|
Të nderuar studentë dhe staf akademik, shpallim të hapur konkursin për aplikim në Programin për shkëmbim ERASMUS+ për semestrin dimëror të vitit akademik 2018/2019.
Në ueb faqen e Universitetit të Tetovës www.unite.edu.mk është linku Erasmus+ dhe aty mund t’i shihni universitetet dhe drejtimet me të cilat kemi marrëveshje.
Fletë-aplikimin mund ta gjeni te linku Erasmus+ në ueb faqe, të cilin pasi ta plotësoni e dërgoni përmes e-mailit:
erasmus@unite.edu.mk
Të drejtë aplikimi kanë studentët e rregullt të vitit të dytë e më lartë.
Aplikimit tuaj duhet t’ia bashkëngjitni një letër motivimi në gjuhën angleze dhe vërtetim se jeni student i rregullt.
Afati për aplikim është deri më: 5 maj 2018
Për informata më të hollësishme mund të drejtoheni te Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar, nr. 224, e cila gjendet në Rektoratin e UT-së.