Kampionati Botëror Ndëruniversitar është kampionat sportiv, i paraparë për stimulimin e sportit mes universitetesh, nëpërmjet promovimit të parimeve fair-play të lojës, diversitetit dhe inkluzionit.
Në edicionin e vitit 2017, në këtë event morën pjesë 2.400 studentë nga 70 universitete, të 30 vendeve të Evropës, Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë.
“Kampionati IV Botëror Ndëruniversitar- Barcelona 2018”, do të mbahet nga 14 deri më 18 nëntor 2018, në Barcelonë të Spanjës.
Ky kampionat do të organizohet nën ombrellën e IUSC–Komitetit Sportiv Ndëruniversitar, për të theksuar rëndësinë dhe prestigjin e këtij eventi.
TARIFA E REGJISTRIMIT
Tarifa e regjistrimit në WIUC 2018 është 89,00 euro për person.AKOMODIMI
Agjencia Zyrtare për Udhëtim për edicionin IV të Kampionatit Botëror Ndëruniversitar 2018 është BCN PRO Sports Travel e cila do të kujdeset për akomodimin e gjithë pjesëmarrësve, në Barcelonë.

Informacione rreth akomodimit mund të merrni në:
BCN PRO Udhëtim Sportiv
Xavier Hilari Serra
Drejtor

  • accommodation@bcnprosportstravel.com
  • Tel. +34 645 54 20 95
  • Skype. Xhilari

PROCESI I REGJISTRIMIT ËSHTË I HAPUR!

Shkarko formularin për aplikim këtu (seksioni “Formulari për Aplikim”):
http://www.wiusc.com/the-championships/2018-world-interuniversities-championships-barcelona dhe dërgojeni në info@wiusc.com

Për më shumë informacione, ju lutemi shikoni broshurën / ftesën që mund ta shkarkoni në këtë link http://www.wiusc.com/documentation/invitational_2018.pdf

Informacionet do të jenë gjithashtu në dispozicion edhe në faqen www.wiusc.com (faqja e internetit përditësohet vazhdimisht) dhe gjithashtu në Facebook (faqja “World InterUniversities Championships–Barcelona 2018” https://www.facebook.com/World-InterUniversities-Championships-Barcelona-2018-1512030892169096/