21.03.2013-KONKURS Për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore në Universitetin Shtetëror të Tetovës

Në bazë të neneve 121, 131 dhe 136 të Ligjit për Arsimin e Lartë (Gaz. Zyrtare e RM-së, nr. 35/08, 103/08, 26/09, 83/09, 99/09, 115/10, 17/11, 51/11, 123/12 dhe 15/13), Rregullores për kriteret e veçanta dhe procedurën për zgjedhje-rizgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, mësimore dhe të bashkëpunëtorëve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe në mbështetje të nenit 144 të Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Këshilli i Rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tetovës shpall:

KONKURS

Për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore shkencore në Universitetin Shtetëror të Tetovës

 

A.   Shpallet Konkurs për zgjedhjen-rizgjedhjen e mësimdhënësve në të gjitha thirrjet mësimore-shkencore në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

 

FAKULTETI I KULTURËS FIZIKE

 

1.     Një mësimdhënës për lëndët:

-          Teoria dhe metodologjia e trajningut sportiv

B. Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë kushtet për zgjedhje-rizgjedhje në thirrje mësimore-shkencore, të parapara me Ligjin për arsimin e lartë.

 

C. Kandidatët bashkë me fletëparaqitjen duhet t’i dorëzojnë në origjinal, ose kopje të

vërtetuara në notar, këto dokumente:

Në thirrjen mësimore-shkencore docent, profesor inordinar dhe profesor ordinar:

 

• Thirrje mësimore – shkencore, me Vendim të organit kompetent- Këshillit mësimor–

shkencor të institucionit të arsimit të lartë, nëse e posedon;

• Diplomë për gradën shkencore-doktor i shkencave nga fusha shkencore në të cilën zgjidhet;

• Kandidatët që konkurrojnë duhet të kenë kontinuitet në studimet nga fusha përkatëse;

• Listë të punimeve shkencore dhe publikimeve profesionale të botuara, si dhe kopje të

punimeve të publikuara;

• Biografi e shkurtër (CV);

• Ta dorëzojë punimin e doktoratës;

• Vërtetim për njohjen e një gjuhe të huaj;

• Njohje të gjuhës shqipe - shkrim dhe lexim;

• Certifikatë nga libri amë i të lindurve;

• Certifikatë e shtetësisë.

 

 

D. Fletëparaqitjen bashkë me dokumentet e nevojshme, kandidati duhet t’i dorëzojë në

afat prej 8 ditësh, nga dita e shpalljes së Konkursit, në Rektoratin e Universitetit Shtetëror të

Tetovës, në adresën: Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Rr. e Ilindenit, p.n. Tetovë.

 

 

Tetovë, 21.03.2013                                                          Universiteti Shtetëror i Tetovës

 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Përfaqësuesit e Agjencisë  për Punësim të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me UNDP-në, realizuan
image E kemi thirrur këtë konferencë për shtyp, që t’ju informojmë më nga afër për
image Në Universitetin Shtetëror të Tetovës i filloi punimet Konferenca shkencore ndërkombëtare, me temë: “Ballafaqimi
image Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u prezantua laureati i çmimit të madh të Festivalit
image Në Fakultetin Filologjik të Universitetit Shtetëror të Tetovës u promovua vepra “Të korrat e