13.02.2017 - MASH - Konkurs për dhënien e bursave për studime akademike të ciklit të dytë jashtë vendit për vitin akademik 2017/2018

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2017/2018 do të ndajë bursa për studime akademike të ciklit të dytë jashtë vendit për studentët të cilët janë pranuar në studimet akademike në ciklin e dytë, në njërin nga njëqind Universitetet e ranguara sipas listës së fundit të publikuar nga Qendra për Universitete të klasës botërore nga Universiteti i Shangait Xhio Tong nga fusha e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, së drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë dhe gjenetikës.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

Të drejtën e bursës kanë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:
1. Të ketë përfunduar studimet akademike të ciklit të parë në kohëzgjatje prej tre, përkatësisht katër viteve dhe sukses mesatar të arritur më së paku 8,50 ose të ketë diplomën e nostrifikuar për studimet akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit me sukses mesatar ekuivalent më së paku 8,50;
2. Të jetë i pranuar në studimet akademike të ciklit të dytë për herë të parë në vitin e parë në vitin akademik 2017/2018 në njërin nga njëqind Universitetet e ranguara sipas listës së fundit të publikuar të Universiteteve globale Instituti për arsim të lartë pranë Universitetit të Shangait Xhio Tong nga fusha e shkencave teknike, arkitekturës, ndërtimtarisë, matematikës, së drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe financave, fizikës, biologjisë, kimisë dhe gjenetikës;
3. Të posedojë dëshmi për njohjen aktive të gjuhës në të cilën zhvillohet mësimi.
4. Të mos jetë shfrytëzues i bursave tjera.
5. Të jetë nënshtetas i Republikës së Maqedonisë

 

 

 

 

II. DOKUMENTET E NEVOJSHME


 Fletparaqitje
● Diploma për studimet e përfunduara akademike të ciklit të parë dhe Certifikatë për sukses të arritur (të vërtetuara te noteri) ose diplomë të nostrifikuar për studimet akademike të ciklit të parë të fituar jashtë vendit;
● Vërtetim nga institucioni i lartë arsimor se kandidati është i pranuar për të parën here në vitin e parë të studimeve akademike të ciklit të dytë në vitin akademik 2017/2018, që kur fillon semestri dhe sa semestra zgjasin studimet
● Çertifikat-vërtetim për njohje aktive të gjuhëve (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalent të tyre për rajonin përkatës të gjuhës) përveç kandidatëve të cilët arsimimin e mesëm, përkatësisht të lartë e kanë kryer në gjuhën të cilën kryhet mësimi;
● Deklaratë të nënshkruar me dorë se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës për studime akademike të ciklit të dytë të dhënësve (të vërtetuar në notar).
● Dy rekomandime nga profesor universitar, të institucionit/ve në të cilën kandidati ka fituar studime pasdiplomike të ciklit të parë dhe rekomandim nga punëdhënësi i tij(nëse është në marrëdhënie pune);
● Letër motivacioni;
● Kambial në formë të aktit noterial si mjet për sigurimin e kthimit të mjeteve të paguara;
● Vërtetim për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë.

Dokumentet të cilët lëshohen nga institucionet përkatësishtë nga vendet tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhë maqedonase nga përkthyes përkatës të autorizuar gjyqësor.
Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike nga cikli i dytë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.
Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë dhe Certifikatën nga libri amëz i të lindurve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht i siguron nga organi përkatës publik, në bazë të nenit 52, paragrafi 13 të Ligjit për veprimtari shkencoro – hulumtuese

 

III. SHUMA E BURSËS

Shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në lartësi në shumë 40.000 dollar amerikan në vit, të paguara në valutë përkatëse , sipas kursit mesatar të Bankës Popullore të Maqedonisë në ditën e shpalljes së këtij konkursi, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve ose një biletë kthyese aeroplani, ndërsa bursa mujore paguhet në pajtim me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit Nr. 14-17211/1 prej 29.12.2016 ( në bazë të Listës së indeksit të çmimeve për shitje me pakicë për shpenzimet jetësore, e cila është shpallur nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ).
Çdo shumë mbi shumën e lartpërmendur për regjistrim është në barrë të studentit

IV. OBLIGIMET E KANDIDATËVE TË ZGJEDHUR

1. Kandidati i zgjedhur me Marrëveshje obligohet nëse e fiton burse për çdo vit të kaluar në studime jashtë vendit do të punoj dy vite në Republikën e Maqedonisë. Pas mbarimit të studimeve dhe kthimit në Republikën e Maqedonisë kandidati është i detyruar gjashtë muaj të jetë në disponim për punësim në institucionet e administratës shtetërore, si dhe në institucionet e larta arsimore dhe shkencore me çka pozita e tij e punës do të jetë adekuate me llojin dhe shkallën e kualifikimeve të tija arsimore. Nëse në periudhë prej gjashtë muaj kandidatit nuk i është ofruar punësim adekuat në organet e administratës shtetërore, institucionet e larta arsimore dhe shkencore ai mund të kërkoj punësim në sektorin privat në Republikën e Maqedonisë.

 

2. Kandidati do të lirohet nga obligimi që të kthehet në Republikën e Maqedonisë pas mbarimit të studimeve nëse në afat prej tre muajve nga diplomimi punësohet në kompani në listën e top 500 të Fortune jashtë vendit. Në raste të këtilla ato mund të ngelin jashtë vendit maksimum tre vite me qëllim që të përfitojnë përvojë korporative ndërkombëtare, me çka janë të obliguar që të kthehen në Republikën e Maqedonisë dhe ta kryejnë obligimin e specifikuar në obligimin nr. 1.

3. Në raste kur kandidati vendos pas mbarimit të studimeve, me qëllim arritjen e përvojës korporative ndërkombëtare të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë dhe të mos e plotësoj obligimin nga pika 1, është e nevojshme që t 'i kthejë të gjitha mjetet e ndara për burse në shumë dhjetë here më tepër nga shuma e bursës, më së voni në afat prej një viti pas mbarimit të studimeve.

V. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Afati i paraqitjes së kandidatëve për shfrytëzimin e bursave akademike për studime të ciklit të dytë jashtë vendit është më së voni deri më 01.09.2017.

Dokumentet të dorëzohen në adresën ose në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rr. ,,Kiril dhe Metodij'' nr. 54,1000 Shkup ( me shenjën Bursë për studime akademike të ciklit të dytë jashtë vendit).
Dokumentet e pakompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen 
Informacionet për kushtet dhe kriteret për ndarjen e bursave mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
Personat për kontakt:
Darko Tomovski+389 2 3140 183, e-mail darko.tomovski@mon.gov.mk
Andrea Aleksovski + 389 2 3140 185, andrea.aleksovski@mon.gov.mk

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Më 10 mars 2017, në adresë të Universitetit të Tetovës, ka mbërritur shkresa zyrtare
image Me rastin e Ditës botërore të shëndetit oral, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë së
image Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, tanimë gati një muaj organizon Natën e Filmit.
image Në Universitetin e Tetovës, më 10 mars 2017, “Java e veçantë studimore”, u përmbyll
image Me rastin e Ditës botërore të veshkave, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë, së bashku