13.02.2017 - MASH - Konkurs për ndarjen e bursave për studime akademike të ciklit të tretë jashtë vendit për vitin akademik 2017/2018

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2017/2018 do të ndajë bursa për studime akademike të ciklit të tretë për studentët e pranuar në studime akademike të ciklit të tretë, në njërin nga njëqind universitetet e ranguara sipas shpalljes së listës së fundit të Qendrës për universitetet të klasit botërorë pranë Universitetit të Shangajit Xhio Tong nga lëmia e shkencave teknike, arkitekturë, ndërtimtari, matematikë, e drejta ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi dhe gjenetikë.

I.I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS:

Të drejtë për bursë ka kandidati i cili i plotëson kushtet në vazhdim:

1. Kandidati të jetë i pranuar në studime akademike në ciklin e tretë për herë të parë në vitin e pare në vitin akademik 2017/2018 në njërin nga njëqind universitetet e ranguara sipas shpalljes së listës së fundit të Qendrës për universitetet të klasit botërorë pranë Universitetit të Shangajit Xhio Tong nga lëmia e shkencave teknike, arkitekturë, ndërtimtari, matematikë, e drejta ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi dhe gjenetikë;

2. Kandidati të ketë të mbaruar ciklin e dytë të studimeve akademike universitare ku kohezgjatja e ciklit të parë nuk është më e shkurtër se pesë vjetë dhe ka arritë sukses mesatarë së paku 8.5 sidomos për ciklin e pare dhe ciklin e dytë ose të ketë nostrifikim të diplomës për studime akademike nga cikli i dytë të fituara jashtë vendit me ekujvalencë të suksesit mesatarë së paku 8,50;

3. Kandidati të ketë spublikuar së paku 3 ( tre) punime shkencore hulumtuese në tre vitet e fundit në revista ndërkombëtare shkencore ose publikime ndërkombëtare shkencore nga lëmia shkencore që kanë të bëjnë me studimet e doktoraturës;

4. Kandidati të ketë certifikatë - vërtetim për njohjen aktive të gjuhës angleze (TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalent të tyre për rajonin përkatës të gjuhës) përveç kandidatëve të cilët arsimimin akademik të më parshëm e kanë kryer në gjuhën në të cilën kryhet mësimi;

5. Të ketë përvojë pune së paku 2 (dy) vite në institucionet e larta shkencore - hulumtuese dhe arsimore ose të ekonomisë, në vendet e punës që janë të lidhura me lëmin shkencore të studimeve të ciklit të parë dhe ciklit të dytë të studimeve;

6. Të ketë së paku 2 rekomandime nga profesorë universitarë ose punëdhënësi ( nëse është në marrëdhënie pune);

7. Të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër;

8. Të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë;

9. Kandidatët të cilët aplikojnë për studime të doktoraturës të mos jenë mbi moshën 35 vjeçare.

II. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

*Fletëparaqitje
*Vërtetim nga Universiteti ( Fakulteti / Instituti) përkatësishtë shkolla e doktoraturës në të cilën është i pranuar në ciklin e tretë studime të (doktoraturës);

*Certifikatë / Diplomë për mbarimin e ciklit të I (parë) dhe II (dytë) të studimeve;

*Kopje e 3 (tre) punimeve shkencore - hulumtuese të publikuara në tre vitet e fundit, në revistat ndërkombëtare shkencore os publikime ndërkombëtare shkencore nga lëmia shkencore që kanë të bëjnë studimet e doktoraturës;

Certifikatë-vërtetim për njohje aktive të gjuhëve të huaja(TOEFL, IELTS, DELFT ose ekuivalent të tyre për rajonin përkatës gjuhësor) përveç kandidatëve të cilët arsimin parakak akademik të tyre e kanë mbaruar në gjuhën të cilën realizohet mësimi;

*Dëshmi-vërtetim të lëshuar nga punëdhënësi për përvojë pune;

*Dy rekomandime nga profesor universitar, ose punëdhënës( nëse është në marrëdhënie pune);
*Deklaratë të vërtetuar në noter se kandidati nuk është shfrytëzues i bursave nga dhënës të tjerë;

*Vërtetim për nënshtetësi;

*Certifikatë nga libri amëz i të lindurve.

Dokumentet të cilët lëshohen nga institucionet përkatësishtë nga vendet tjera duhet të jenë të përkthyera në gjuhë maqedonase nga përkthyes përkatës të autorizuar gjyqësor.
Dokumentet e nevojshme për ndarjen e bursave për studimet akademike nga cikli i dytë mund të dorëzohen në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.

Certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë dhe Certifikatën nga libri amëz i të lindurve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht i siguron nga organi përkatës publik, në bazë të nenit 52, paragrafi 13 të Ligjit për veprimtari shkencoro - hulumtuese

III. SHUMA E BURSËS

Shfrytëzuesit të bursës i kompensohen shpenzimet për regjistrim në shumë prej më së shumti 40.000 dollarë amerikan në vit, të paguara në valutë përkatëse, sipas kursit të mesëm të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në ditën e shpalljes së këtij konkursi, një biletë aeroplani në fillim të studimeve, një biletë aeroplani pas mbarimit të studimeve ose një biletë kthyese aeroplani, ndërsa bursa mujore paguhet në pajtim me Aktvendimin për përcaktimin e mënyrës së përllogaritjes së shpenzimeve për bursën mujore të studentëve që studiojnë jashtë vendit nr. 14-17211/1 prej 29.12.2016 ( në bazë të Listës së indeksit të çmimeve për shitje me pakicë për shpenzimet jetësore, e cila është shpallur nga organet kompetente të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ).

Çdo shumë mbi shumën e lartpërmendur për regjistrim është në barrë të studentit.

IV. OBLIGIMET E KANDIDATËVE TË ZGJEDHUR

 1. Kandidati i cili ka mbaruar studimet e doktoraturës jashtë vendit nëse e fiton bursën obligohet pas mbarimit të studimeve se do të kthehet në Republikën e Maqedonisë, dhe për çdo vitë të kaluar të studimeve jashtë vendit do të punoj dy vite në institucionet e larta arsimore ose hulumtuese shkencore të Republikës së Maqedonisë përkatësisht në sektorin publik ose privat me çka pozita e tij në punë do të jetë përkatëse me llojin dhe shkallën e kualifikimit të tij shkencor.

2. Në rast se kandidati vendos pas përfundimit të studimeve të mos kthehet në Republikën e Maqedonisë dhe për çdo vitë të kaluar të studimeve jashtë vendit të punoj dy vite në institucionet arsimore të larta ose hulumtuese -shkencore të Republikës së Maqedonisë, duhet që t'i kthej të gjitha mjetet e paguara, të ndara për bursën, në shumë dhjetë here më të madhe se shuma e bursës, më së voni një vit pas përfundimit të studimeve.

V. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

Afati i paraqitjes së kandidatëve për shfrytëzim të bursave studimore për studime të ciklit të tretë jashtë vendit është më së voni deri më 01.09.2017

Dokumentet të dorëzohen në adresën ose në Arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rr. ,, Kiril dhe Metodij'' nr. 54,1000 Shkup( me shenim n Bursë për studime akademike të ciklit të dytë jashtë vendit).

Dokumentet e pa kompletuara dhe dokumentet e dorëzuara pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohen.
Informacionet për kushtet dhe kriteret për ndarjen e bursave mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Personat për kontakt:

Darko Tomovski+389 2 3140 183, e-mail darko.tomovski@mon.gov.mk

Andrea Aleksovski + 389 2 3140 185, e-mail andrea.aleksovski@mon.gov.mk

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizua Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë:
image Në kuadër të bashkëpunimit mes Universitetit të Tetovës dhe Universitetit ,,Shën Kirili dhe Metodi”,
image Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga  Universiteti ,,Nuh
image   Universiteti i Tetovës filloi me prezantimin e ofertës akademike 2017/18 para maturantëve të
image Në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016/17, studentja Nurije Jashari nga drejtimi