13.02.2017 - Konkurs - Punësim në gjykatën europiane për të drejtat e njeriut

Këshilli i Europës, me seli në Strasburg, Francë, bashkon 47 shtete anëtare për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Europën dhe më gjerë.

Të punësuarit do të kenë një rol vendimtar  si mbikëqyrës në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane të së Drejtave të Njeriut nga ana e shteteve anëtare.

Ata do të gëzojnë një autonomi të konsiderueshme, do të identifikojnë masat e nevojshme për të zbatuar gjykimet brenda afateve kohore të miratuara, duke ruajtur korrespondencë me qeveri, aplikues dhe palë të tjera të interesuara, si dhe të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave për të ndjekur vendimet e marra. Në të njëjtën kohë, do të përgatisin dokumentacion të detajuar për të mbështetur vendimmarrjen, duke përfshirë vlerësimet ligjore, memorandumet, projekt-rezolutat dhe qëllimet e propozuara, si dhe përmbledhje, studime dhe raporte për audienca më të gjera.

Kjo do të kërkojë një kualifikim pasuniversitar në jurispodencë, ose përvojë ligjore e gjyqësore në nivel kombëtar apo ndërkombëtar. Pjesërisht kërkohet njohuri të mirë të sistemit ligjor, të paktën të një nga vendet e mëposhtme anëtare: Armeni, Azerbajxhan, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Gjeorgji, Greqi, Hungari, Itali, Moldavi, Mali i Zi, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Poloni, Serbi, Slloveni, Ukrainë apo Federata Ruse. Kjo duhet të përcillet edhe me rrjedhshmëri të plotë të gjuhës amtare, si dhe zotërim  të gjuhës angleze dhe franceze.

Aplikimet duhet të bëhet në gjuhës angleze ose franceze duke përdorur sistemin e aplikimit on line të Këshillit të Evropës në: www.coe.int/jobs.

 

Afati i fundit për aplikim është deri më 23 shkurt 2017.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës në bashkëpunim me
image Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, muajin e kaluar morën
image Në kuadër të afatit të parë të regjistrimeve për studentët e rinj të vitit
image Universiteti i Tetovës, në bashkëpunim me Qendrën kërkimore-shkencore ,,Nobel” nga Republika e Turqisë, prej
image Në Universitetin e Tetovës, sot filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve për