24.02.2017 - Konkurs - Shkollë Verore në Slloveni

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Lubjanës (Slloveni), e organizon për të 18- ën herë me radhë shkollën Verore “Take the Best from East and West”, nga data 03 deri 21 korrik 2017.

Shkolla Verore e Fakultetit Ekonomik në Lubjanë është program intensiv në gjuhën angleze, dedikuar të gjithë studentëve sllovenë dhe studentëve nga rajoni, Evropa dhe më gjerë, nga të gjitha drejtimet dhe nivelet e dijes.

Gjatë tri javëve emocionuese dhe sfiduese, studentët do të ndjekin kurse, do të fitojnë njohuri në botën e biznesit slloven, përmes vizitave të kompanive të ndryshme, do zbulojnë kulturën vendase dhe do të shoqërohen me njerëz nga e gjithë bota.

Afati i fundit për aplikim është: 10 qershor 2017.

Të interesuarit që do të bëjnë aplikimin deri më 7 maj, do të përfitojnë zbritje në çmim!

Aplikimi bëhet on line në: www.ef.uni-lj.si/summerschool/.

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - USHT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image   Këshilli i Rektoratit i Universitetit të Tetovës në mbledhjen e mbajtur më 18 maj
image Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet Konferenca III Ndërkombëtare e Shkencave të
image Në Universitetin e Tetovës u organizua aktiviteti vjetor kulturor ,,Ura me tri harqe”, që
image Apsolventët e gjeneratës 2016/17 të Universitetit të Tetovës, me një mbrëmje festive e shënuan
image Një delegacion i profesorëve dhe studentëve të Universitetit ,,Utah Valley” nga Shtetet e Bashkuara