01.03.2017 - Konkurs - Konferenca ndërkombëtare ,,Warsaw Goes International’’

,,Warsaw Goes International’’ është konferencë ndërkombëtare studentore e organizuar nga Unioni i studentëve i Fakultetit të Psikologjisë të Universitetit të Varshavës. Tridhjetë e pesë studentë të psikologjisë nga e gjithë bota janë të ftuar për të marrë pjesë në ligjërata dhe seminare në fusha të ndryshme të psikologjisë dhe gjithashtu do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitete të shumta rekreative. Qëllimi është të krijohet një rrjet profesional i studentëve të psikologjisë nga universitete të ndryshme ndërkombëtare.

Konferenca do të zgjasë një javë dhe do të mbahet në Varshavë, në periudhën prej 14-20 maj 2017.

Kuotizimi për pjesëmarrje në Konferencë është 80 euro. Në çmim nuk përfshihen harxhimet për rrugë. Akomodimi është pa pagesë.

Afati i fundit për paraqitje është deri më 18 mars 2017.

 

Më shumë informacione mund të merrni në faqen zyrtare: https://warsawgoesinternational.strony.psych.uw.edu.pl/

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Më datë 24 dhe 25 mars 2017, në Universitetin e Sofjes, Bullgari u mbajt
image Më 10 mars 2017, në adresë të Universitetit të Tetovës, ka mbërritur shkresa zyrtare
image Me rastin e Ditës botërore të shëndetit oral, Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë së
image Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, tanimë gati një muaj organizon Natën e Filmit.
image Në Universitetin e Tetovës, më 10 mars 2017, “Java e veçantë studimore”, u përmbyll