03.04.2017 - Konkurs - Shkolla verore ,,E ardhmja e kujdesit shëndetësor"

Universiteti i Bavarisë organizon shkollën verore ,,E ardhmja e kujdesit shëndetësor”, që do të mbahet në Nuremberg dhe Weiden, prej 24 korrik deri më 24 gusht 2017.

Kjo shkollë verore ka për qëllim të sjellë së bashku studentë të avancuar të nivelit baçelor nga fushat e kujdesit shëndetësor, si dhe disiplina të ndryshme inxhinierike, për të diskutuar dhe për të mësuar për sfidat aktuale në sektorin për kujdes shëndetësor. Shkolla verore mbahet në gjuhën angleze. Leksionet dhe pikat kyçe japin një pasqyrë të çështjeve aktuale me të cilat përballet sektori për kujdes shëndetësor: digjitalizimi, kontrolli i infeksioneve dhe popullsia në plakje.

Shkolla Verore e Bavarisë zhvillohet në Evangelische Hochschule Nuremberg dhe Ostbayerische Technische Hochschule Amberg-Weiden. 

Të dy qytetet kombinojnë një mjedis të bukur historik, në një rajon të zhvilluar ekonomik, me kompani kryesore të teknologjisë së lartë dhe institucione në industrinë për kujdes shëndetësor.

Afati për aplikim: 15.04.2017

 

Informacione plotësuese mund të merrni në ueb faqen zyrtare:
 www.study-work-international.de/en/summer-school-swi

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizua Konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë:
image Profesoresha e Fakultetit të Shkencave të Shëndetit, Prof. Dr. Neriman Inanç, nga  Universiteti ,,Nuh
image   Universiteti i Tetovës filloi me prezantimin e ofertës akademike 2017/18 para maturantëve të
image Në kuadër të programit Erasmus+ për vitin akademik 2016/17, studentja Nurije Jashari nga drejtimi
image Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës organizoi turnir në futboll të vogël. Në këtë