10.04.2017 - Konkurs - Bursa për studime pasdiplomike nga Universiteti Vilnius në Lituani

Universiteti Vilnius ofron bursa për studime pasdiplomike për të gjithë studentët ndërkombëtarë, të cilët janë të gatshëm që të krijojnë, grumbullojnë dhe shpërndajnë njohuri, kështu duke siguruar vazhdimësinë e kulturës universitare. Universiteti Vilnius është  universiteti më i madh dhe njëri ndër më të vjetrit në Lituani.

Të gjithë kandidatët që do të jenë të interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:

- Kandidatët duhet të jenë nga shtetet që nuk bëjnë pjesë në Bashkimin Evropian;

- Nuk duhet të jenë pjesëmarrës të çfarëdo mbështetje tjetër financiare për shkollim në ndonjë organizatë, qoftë në Lituani ose jashtë sajë;

- Duhet të aplikojnë në një nga programet studimore të këtij Universiteti, ku studimet do t’i ndjekin në gjuhën angleze, ose në gjuhën ruse, varësisht nga zgjedhja e tyre.

Kjo burse do t’i mbulojë të gjitha tarifat e shkollimit.

Afati për aplikim është deri më 1 maj 2017!

Për aplikim dhe për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të universitetit:

 

http://www.mladiinfo.eu/2017/03/24/master-degree-studies-lithuania/#ixzz4dHMcPvVX

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, prej sot ka filluar afati i tretë i rregullt i
image Me një ceremoni solemne, sot në amfiteatrin e Universitetit të Tetovës u bë pritja
image Në Universitetin e Tetovës, sot i filloi punimet Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Biodiversitetin
image Ish Rektori i UT-së, njëherit profesor i Anatomisë, Prof.Dr. Sadi Bexheti, i cili ligjëron
image Në Universitetin e Tetovës vijon procesi i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj,