24.04.2017 - Konkurs - Bursa nga qeveria italiane për studentët ndërkombëtarë

Në kuadër të marrëveshjeve ndërqeveritare dhe me qëllim të zbatimit të tyre, qeveria italiane ofron bursa për studentët e jashtëm për të kryer studime, trajnime dhe projekte kërkimore në institucionet e arsimit të lartë në Itali, për vitin akademik 2017/2018.

Bursat ofrohen për këto lloje të studimeve:

- Studime për nivelin e dytë master (magjistër i shkencave);

- Studime të doktoraturës (Ph.D);

- Shkolla specializimi;

- Hulumtime nën mbikëqyrjen dhe menaxhimin e akademikëve;

- Kurse të arsimit të lartë, për art, muzikë dhe vallëzim, ( Scuola Internazionale di Liuteria di Cremona; Scuola di Alta formazione e Studio (SAF)  Superiore Istituto per la Conservazione ed il Restauro (ISCR); Scuola Nazionale di Cinema);

- Kurse për gjuhën dhe kulturën italiane;

-Trajnime/kurse rifreskuese për mësuesit e gjuhës italiane;

 Aplikimi zgjat deri më 10 maj 2017!

 Aplikimi bëhet online në faqen zyrtare në linkun e mëposhtëm:

 

http://www.esteri.it/mae/en/ministero/servizi/stranieri/opportunita/borsestudio_stranieri.html?LANG=EN

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Universiteti i Tetovës, përkatësisht Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, me aktivitete të ndryshme
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizuan zgjedhjet për Rektor për mandatin e ardhshëm
image Kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot përpara stafit
image Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të
image Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.