09.05.2017 - Konkurs - Punë praktike me pagesë në kompani ndërkombëtare

ML Components GmbH, distributor i komponentëve elektronikë, kërkon  studentë dhe të diplomuar, të cilët janë të gatshëm të provojnë sfida të reja.

Selia e kompanisë gjendet në Mainz të Gjermanisë. Përveç kësaj, ajo posedon edhe një kompani simotër të quajtur BD Electronics në ishullin e Maltës.

Si praktikantë në fushën e zhvillimit të biznesit, studentët do të punojnë me databazën e  klientëve dhe do të kenë mundësi të ndërtojnë marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme me ta.  Kjo praktikë është një mundësi për studentët që t’i zhvillojnë aftësitë e tyre të biznesit, të bëhen ekspertë për të negociuar dhe për të takuar persona të rinj në një zyrë miqësore dhe mikpritëse me një atmosferë të mrekullueshme.

Puna praktike në departamentin e shitjeve është në dispozicion në të dy zyrat, në Maltë dhe në Gjermani.

Për të aplikuar për këtë punë praktike (Internship), studentët mund të dërgojnë CV-të dhe një letër motivimi në: recruitment@mlcomponents.com.

Më shumë informacione mund të gjeni në faqen zyrtare të kompanisë:

 

http://www.mlcomponents.com/

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizuan zgjedhjet për Rektor për mandatin e ardhshëm
image Kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot përpara stafit
image Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të
image Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.
image Në Universitetin e Tetovës sot u organizua aktiviteti i radhës në kuadër të projektit