12.06.2017 - Konkurs - Bursa ndërkombëtare parlamentare në bundestagun gjerman

Bundestagu i Gjermanisë, së bashku me Universitetin e Lirë të Berlinit, Universitetin Humbold të Berlinit dhe Universitetin Teknik të Berlinit, ndan çdo vit rreth 120 bursa për të diplomuarit e rinj nga 41 vende. Programi zgjat çdo vit nga 1 marsi deri më 31 korrik.

Nëse vini nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore, Franca, Izraeli, SHBA ose Bota Arabe, mund të ndiqni procedurat në Bundestagun Gjerman për pesë muaj, me anë të Bursave Ndërkombëtare  Parlamentare të Bundestagut (IPS). Programi është nën patronazhin e Presidentit të Bundestagut.

Pranueshmëria

IPS-ja është e hapur për gra dhe burra të kualifikuar, të përkushtuar, me mendje të hapur dhe me interesim në politikë, të cilët kanë vullnetin për të formësuar në mënyrë aktive të ardhmen demokratike të vendit të tyre.

Kërkesat:

- Shtetësia e vendit pjesëmarrës (mundësia e shtetësisë së dyfishtë);
- Studim universitar i kryer;
- Aftësi shumë të mira në gjuhën gjermane (të paktën niveli B2 i Kornizës së Përbashkët Evropiane të Gjuhëve);
- Mosha nën 30 vjeç, në fillim të bursës.

Afati i fundit për paraqitje: 30 qershor 2017.

Më shumë informacione mund të merrni në ueb faqen zyrtare:

 

http://www.bundestag.de/europa_internationales/internat_austausch/ips/mazedonien/245044

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti