14.06.2017 - Konkurs - Shpallje për bursat AUAP-ZU, Kinë

Sekretariati i AUAP, në bashkëpunim me Universitetin Zhengzhou, Kinë, ofron pesëdhjetë (50) bursa  AUAP-ZU për vitin 2017 për Program Master (25 kandidatë) dhe për Program të Doktoraturës (25 kandidatë).

Pesëdhjetë (50) studentë nga institucionet anëtare të AUAP do të përzgjidhen për ndarjen e bursave të ardhshme  AUAP-ZU për vitin 2017. Anëtarët  e AUAP inkurajohen të propozojnë kandidatët e tyre (janë të përfshirë anëtarë të fakultetit).

  KRITERET THEMELORE PËR REKRUTIM JANË TË DHËNA MË POSHTË:

1.      Institucioni anëtar që emëron kandidatët e tyre duhet të jetë:
    - anëtar aktiv (d.m.th. ka paguar pagesat e anëtarësimit për vitin 2017 dhe 2018),
    - ose anëtar i ri aktiv (pagesa e anëtarësimit për 3 vjet, 2017-2019).

   2. Çdo anëtar mund të emërojë 1 kandidat.

   3. Institucioni i emëruar duhet të ndjekë hapat si vijon:

       3.1 Të parashtrojë aplikimin (bashkangjitur), fotografi dhe një prezantim të shkurtër për secilin kandidat.

KËRKESAT PËR KANDIDATËT, TË CAKTUAR NGA INSTITUCIONET ANËTARE TË AUAP JANË:

1. Diplomë Bachelor ose Master;

2. Mesatarja e notave duhet të jetë mjaft e lartë;

3. Pagesë e biletës së udhëtimit ajror, shpenzimeve personale dhe sigurimit gjatë qëndrimit të tyre.

 Vërejtje: Nikoqiri (ZU) do të mbulojë akomodimin, shpenzimet e shkollimit, marrjen në aeroport.

Afati i fundit: Aplikimi me Letër Motivimi nga Presidenti / Rektori dhe Zëvendës Kancelari duhet të dërgohen në Sekretariatin e AUAP, deri më 15 qershor 2017, në orën 12.00, Bangkok, sipas kohës së Tajlandës.

Sekretariati do të përzgjedhë kandidatët dhe do të njoftojë rezultatet më 31 korrik 2017. Më pas, nikoqiri do të lëshojë ftesën zyrtare për kandidatët për të aplikuar për vizë.

Viti akademik fillon në fillim të shtatorit 2017.

 

 Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni znj. Supaporn Chuangchid, sekretar ekzekutiv i Sekretariatit AUAP, përmes postës elektronike; auapscholarship@gmail.com ose vizitoni ueb faqen zyrtare: http://www.e-auap.org/

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Universiteti i Tetovës, përkatësisht Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, me aktivitete të ndryshme
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizuan zgjedhjet për Rektor për mandatin e ardhshëm
image Kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot përpara stafit
image Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të
image Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.