14.06.2017 - Konkurs - bursa për studime deridiplomike në Mançester- Britani e Madhe

Universiteti i Mançesterit ofron dhjetë bursa për studentë ndërkombëtarë të kualifikuar. Këto bursa janë në dispozicion për të ndjekur programin universitar në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Shkencave të Fizikës.

Këto bursa do të ripërtëriten për çdo vit të studimeve me kohë të plotë në Universitet, deri në një maksimum prej katër vjetësh dhe do t'i nënshtrohen performancës akademike të qëndrueshme të studentëve.

Universiteti i Mançesterit është një universitet publik hulumtues në Mançester, Angli, i formuar në vitin 2004 nga bashkimi i Institutit të Shkencës dhe Teknologjisë të Universitetit të Mançesterit dhe Universitetit Victoria të Mançesterit.

 

 

Afati i fundit për aplikim është deri më 30.06. 2017.

Aplikimi dhe informata më të hollësishmedo të gjeni në këtë adresë:

 

http://www.eee.manchester.ac.uk/study/undergraduate/scholarships/

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti