14.06.2017 - Konkurs - Punë praktike në Organizatën Botërore të Tregtisë në Gjenevë-Zvicër

Sekretariati i OBT-së ofron program për punë praktike për studentët e sapodiplomuar që dëshirojnë të fitojnë përvojë praktike dhe njohuri më të thella për sistemin multilateral të tregtisë. Detyrat që u jepen praktikantëve kanë për qëllim të rrisin njohuritë e tyre dhe të kuptuarit e OBT-së dhe të politikës tregtare në përgjithësi. Megjithatë, nevojat e Departamentit që do të rekrutojnë një praktikant do të jenë të rëndësishme në përcaktimin e natyrës së saktë të detyrave. Trajnimet zakonisht kanë një kohëzgjatje deri në 24 javë, kohëzgjatja e stazhit varet nga projekti në të cilin praktikanti kërkohet të punojë dhe nga nevojat e secilit Departament.

Pranueshmëria

- Praktikantët rekrutohen nga shtetasit e vendeve anëtare të OBT-së;
- Praktikantët duhet të kenë përfunduar studimet e tyre universitare në një disiplinë përkatëse (p.sh. ekonomi, juridik, shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare) dhe duhet të kenë përfunduar të paktën një vit të studimeve të tyre pasuniversitare;
- Mosha minimale për një praktikant duhet të jetë 21 vjeç dhe mosha maksimale 30 vjeç.

Përfitimet

Praktikantët e paguar marrin një pagesë ditore prej 60 CHF (përfshirë fundjavët dhe festat zyrtare që bien brenda periudhës së zgjedhur). Asnjë shpërblim tjetër nuk do të paguhet.

Afati i fundit për paraqitje: 31 dhjetor 2017.

Hapur për: studime universitare në një disiplinë përkatëse.

Më shumë informacione mund të merrni në faqen zyrtare: https://erecruitment.wto.org/public/index-wto.asp

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Universiteti i Tetovës, përkatësisht Qendra për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, me aktivitete të ndryshme
image Në Universitetin e Tetovës, sot u organizuan zgjedhjet për Rektor për mandatin e ardhshëm
image Kandidati për Rektor i  Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, sot përpara stafit
image Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të
image Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare.