03.11.2017 - Konkurs - Punë praktike në UNICEF

Programi  për punë praktike nga UNICEF,  u ofron studentëve të privilegjuar mundësinë për të fituar përvojë praktike në punën e UNICEF-it.

UNICEF është aktiv në fusha të ndryshme të cilat mund të kategorizohen në tri shtylla kryesore: Programi dhe politika, Marrëdhëniet e jashtme dhe Operacionet.

Trajnimet ofrohen në varësi të nevojave dhe kapaciteteve të zyrave për të pranuar praktikantë, të cilat janë shpallur në faqen e punësimit të UNICEF-it.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:

-Kandidatët të cilët duan të aplikojnë duhet të jenë aktivë në studime deridiplomike por mund të jenë edhe kandidatë të cilët janë të diplomuar tashmë;

- Duhet të jenë të paktën 18 vjeç;

-Të kenë njohuri të mira të njërës nga gjuhët që fliten në UNICEF  (gjuhë angleze, gjuhë frënge ose spanjolle);

- Të demonstrojnë performancë të shkëlqyeshme akademike;

-Të mos kenë ndonjë familjar (p.sh.: babai, nëna, vëllai, motra) që punon në ndonjë  zyrë të UNICEF-it;

-Do të merret në konsideratë çdo eksperiencë e kaluar profesionale e kandidatëve;

Të gjitha  informacionet rreth  aplikimit dhe  mundësive praktike do t’i gjeni në linkun e mëposhtëm:

 https://www.unicef.org/about/employ/index_faq.html

Afati për aplikim është deri më 31.12.2017

 

 

Për më shumë informacione, drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti