03.11.2017 - Konkurs - Bursa për ndërtimtari dhe arkitekturë

Eurovia është kompani e cila përveç traditës dhe sukseseve në ndërtim, tregon interes edhe për përkrahjen e studentëve të talentuar dhe për punësimin e tyre. Për këtë qëllim, kompania hap konkurs për studentët e talentuar në programet studimore të ndërtimtarisë dhe arkitekturës.

Të gjithë studentët e talentuar, në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt të studimeve, me notë mesatare mbi 8.5 në vitet paraprake të studimeve kanë të drejtën e aplikimit në këtë konkurs.

Kandidatët e suksesshëm do të kenë mundësi që përvojën dhe dijen e tyre ta shfrytëzojnë në proceset e kompanisë sonë, praktikisht të punojnë dhe të ndjekin procese gjatë periudhës së studimit si dhe të punësohen në kompaninë tonë pas përfundimit të studimeve me sukses.

Qëllimi i këtij aktiviteti është që të zgjedhim studentët e talentuar, të ndjekim të njëjtët, t’u ndihmojmë në rrugën e tyre të profesionalizimit dhe të krijojmë kuadër profesional për nevojat e kompanisë në të gjitha fazat e procesit dhe të niveleve të ndryshme të hierarkisë.

 

Kandidatët e përzgjedhur,  si kusht për marrjen e bursës, do të kenë nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë për këto obligime:

  • Në periudhën e studimeve të bëjnë punë praktike në kompani, në orar të shkurtuar të harmonizuar me kandidatin dhe në varshmëri nga obligimet e tij në universitet;
  • Pas diplomimit të punësohen në kompani me kohëzgjatje minimale të periudhës së bursës nëse kompania vendos ta angazhojë në punë;
  • Nëse kandidati vendos t`i ndërpresë studimet ose marrëdhënien e punës, apo nuk arrin t`i përfundojë studimet, është i detyruar që të gjithë shumën e bursës së pranuar ta kthejë në kompani;
  • Të gjithë kandidatët që do të aplikojnë dhe do t’i plotësojnë kriteret, do të ftohen në intervistë në kompani.

 

 

 

Kohëzgjatja e bursës:

Bursa do të ndahet më së shumti për dy vite akademike.

Për të vazhduar shfrytëzimin e  bursës në vitin e ardhshëm akademik, studenti  duhet  të ketë të regjistruar vitin e ardhshëm akademik dhe të arrijë mesataren e suksesit të notave mbi 8,5.

Nëse kandidati arrin në kohë t’i japë të gjitha provimet dhe në afat të paraqesë temën e diplomës, kompania do të marrë përsipër mbulimin e harxhimeve për temën e diplomës (pagesat për paraqitje të temës së diplomës, harxhimet për hulumtimet rreth temës së diplomës, dhe pagesat tjera të parapara në aktet e fakultetit / universitetit).

 

Kriteret:

Kandidatët duhet të:

  • Jenë studentë të regjistruar në vitin e dytë, të tretë ose të katërt, në programet studimore ndërtimtari dhe arkitekturë;
  • Të kenë sukses në studime, në vitet paraprake të studimeve me notë mesatare mbi 8.5;
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe gjuhës maqedonase;
  • Të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje me kompaninë;
  • Të punojnë si praktikantë në kompani me orar të shkurtuar dhe fleksibël, në përshtatje me obligimet që i kandidati ka gjatë studimeve;
  • Të pajtohen për kthimin e shumës së mjeteve financiare në rast se nuk u përmbahen dispozitave të marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë;
  •  Të mos kenë të nënshkruar marrëveshje me ndonjë kompani ose institucion tjetër për punësim, gjatë dhe pas përfundimit të studimeve;

 

Dokumentet e nevojshme:

  • Letër motivimi;
  • Kopje të letërnjoftimit;
  • Kopje të indeksit dhe vërtetim nga universiteti për vitin e regjistruar;
  • Kopje të indeksit me notat e provimeve të dhëna ose vërtetim të lëshuar nga organi kompetent për provimet e dhëna;
  • CV të shkurtër;
  • Deklaratë e noterizuar se nuk kanë obligim ndaj asnjë kompanie ose institucioni që të angazhohen në të njëjtat procedura gjatë studimeve dhe pas përfundimit të studimeve.

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim të dërgohen në e-mailin:  info@eurovia.mk ose në adresën: Rruga 101 nr.15, 1226 Zhelinë, Maqedoni, me shënim “PËR BURSË” si titull gjatë dërgimit në e-mail.

 

Për informata shtesë mund të kontaktoni në tel: 044 350 991

 

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare