06.11.2017 - Konkurs - Bursa CEU

Universiteti i Evropës Qendrore (CEU) mbledh  së bashku studentët dhe fakultetet nga 115 vende për të shkëmbyer ide në një komunitet të hapur dhe dinamik në Budapest. I listuar në mesin e 100 universiteteve më të mira në mbarë botën nga Quacquarelli Symonds (QS) në një shumëllojshmëri subjektesh ofron programe masteri dhe doktorature në gjuhën angleze për të trajtuar çështjet kyçe të shekullit XXI. Përveç kurseve ndërdisiplinore, universiteti krenohet me një mjedis mësimor me intensitet të lartë kërkimor dhe me një raport të jashtëzakonshëm studentë-fakultet prej 8:1.

CEU ofron programe për fushat akademike në vijim:

  • Ekonomi dhe biznes;
  • Shkenca kognitive;
  • Shkenca mjedisore dhe politike;
  • Histori;
  • Studime gjinore;
  • Marrëdhënie ndërkombëtare;
  • Studime juridike;
  • Matematika dhe aplikimet e saj;
  • Studime mesjetare;
  • Studime nacionalizmi
  • Shkenca kompjuterike;
  • Filozofi;
  • Shkenca politike;
  • Politika publike;
  • Sociologji dhe antropologji sociale

 

Pranueshmëria

CEU është i angazhuar për të tërhequr studentë dhe studiues të talentuar nga e gjithë bota dhe ofron bursa në dispozicion të studentëve nga çdo vend.

Bursat në CEU

Në 2016-2017, 84% e studentëve të CEU-së kanë marrë ndihmë financiare, duke filluar nga çmimet e shkollimit deri te bursa me pagë dhe strehim.

 

Më shumë informacione rreth programeve të CEU-së, kërkesave të pranimit dhe mundësive të financimit mund të merrni  në www.ceu.edu

Afati i fundit për aplikim është: 1 shkurt 2018

 

 

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti