06.11.2017 - Konkurs - Bursa Zvicër

Departamenti i Shkencave Kompjuterike në ETH Cyrih ofron  bursa hulumtimi  gjatë periudhës së verës,  për t’u mundësuar  studentëve universitarë dhe pasuniversitarë të fitojnë përvojë kërkimore gjatë muajve të verës.

Kriteret e pranimit:

  • Në fillim dhe gjatë kohëzgjatjes së programit,  të mos ketë kaluar më shumë se një vit nga përfundimi i studimeve bachelor ose të jenë të regjistruar në studimet master. Data e pritshme e diplomimit: janar 2019 ose më vonë;
  • Në fillim dhe gjatë kohëzgjatjes së programit, të jenë të regjistruar në një program të rregullt studimi në shkencat kompjuterike ose në një fushë të lidhur ngushtë (p.sh.: inxhinieri elektrike, matematikë, fizikë);
  • Përveç kësaj, ju lutemi të vini re se kohëzgjatja e bursës mbulon dy muajt: korrik dhe gusht!

 

Bursat përfshijnë:

  • Pagë mujore prej rreth 1496.16 euro për të mbuluar shpenzimet për strehim dhe  jetesë;
  • Shpenzimet e udhëtimit dhe vizave do të mbulohen;
  • Studentët mund të kërkojnë  pagesë për shpenzimet e udhëtimit kundrejt faturave në fillim të programit.

 

Formularit të aplikimit duhet t’i bashkëngjiten  këto dokumente:

  • CV;
  • Transkriptë zyrtare akademike nga universiteti juaj;
  • Letër motivimi / deklaratë personale (maksimum 1 faqe);
  • Letër rekomandimi nga një udhëheqës akademik.

 

Afati i fundit për aplikim është: 31 dhjetor 2017.

 

Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen zyrtare: https://www.ethz.ch/en/studies/non-degree-courses/summer-projects/ssr-fellowship.html,

 

ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare