06.11.2017 - Konkurs - Konferenca ndërkombëtare shkencore për hulumtuesit e rinj

Departamenti për Histori, Qendra për studime polake dhe evropiane e Jerzy Wladyslaw Giedroyc dhe e shoqërive studentore për humanitet “Potluck” ,  ftojnë te gjithë studentët që ndjekin studimet pasuniversitare dhe studimet e doktoraturës qe të marrin pjesë në Konferencën ndërkombëtare studentore për hulumtuesit e rinj  “ Eksplorimi i së kaluarës: Historia e re sociale në udhëkryqin e trendeve metodologjike”, e cila do mbahet më 22-23 mars 2018 në Universitetin Kombëtar të “Kyiv Mohyla academy”.

Kjo konferencë është vazhdimësi e serive vjetore të seminareve ndërkombëtare “Eksplorimi i së kaluarës” e cila është lansuar këtë vit dhe pozicionohet si një forum akademik për diskutime në metodologjinë e hulumtimeve historike. Qëllimi i konferencës është krijimi i një ambienti intelektual në të cilin gjeneratat më të reja të profesionistëve do të jenë në gjendje të diskutojnë qasjet e ndryshme të studimit të historisë sociale dhe përdorimin e tyre në studimin e burimeve të materialeve të ndryshme.

Punimet duhet të përmbajnë një ose më shumë nga temat e mëposhtme :

-“Kthimi në burim”; baza e burimit për studimin e historisë sociale
-Demografia historike: numrat e dallueshëm ose dinamika sociale
-Mikrohistoria: në qoftë se mozaiku i “së kaluarës” është kompozuar nga historitë e shkurtra
-Antropologjia historike, ose Cili është vendi i njeriut në “teatrin” e historisë
-Urbanizmi historik: çfarë mund të tregojnë qytetet dhe për cfarë heshtin ata?
-Studimi i gjinive
-Historia e kishës dhe antropologjia e religjionit
-Historia e përditshmërisë

Brenda kornizës së konferencës, pjesëmarrësit do të mund të marrin pjesë në ligjerata publike nga historianë të famshëm ukrainas do të marrin pjesë në workshope me profesorë nga NaUKMA Departamenti i Historisë, poashtu mund të marrin pjesë në diskutime publike për çështje të përgjithshme të konferencës. Kandidatët që  mund të marrin pjesë duhet të jenë kandidatë në mes moshave 18 dhe 30 vjeçare.

Tarifa:

Organizatorët janë duke kërkuar fonde për të siguruar akomodimin dhe vaktet e ushqimit për pjesëmarrësit e konferencës.

Aplikimi:

Për aplikim, kandidatët duhet të përdorin formën elektronike dhe të shkruajnë një abstrakt (deri në 500 fjalë), abstrakt i cili do të  nënvizojë çështjet e hulumtimit të tyre, burimet dhe historiografinë (me pak fjalë) dhe konkluzionet paraprake. Të njëjtin duhet ta  dërgojnë në emailin: kmaistory.conference@gmail.com.

Gjuhët që do të  përdorën gjatë kësaj konference: ukrainisht, gjuhë angleze, gjuhë polake.
Konfirmimi i pjesëmarrjes kandidatëve do  t’u kumtohet  më 15 janar, 2018.

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare:   http://history.ukma.edu.ua/

Afati i fundit për aplikim është deri më 1 dhjetor 2017!

 

 

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare