06.11.2017 - Konkurs - Google

Programi për zhvillimin e inteligjencës artificiale nga Google ( i njohur më parë si Google Brain Residency Program) është dizajnuar për të çuar përpara karrierën tuaj në kërkimin e të mësuarit makinerik. Kandidatët do të punojnë së bashku me shkencëtarë të shquar nga ekipet e ndryshme të kërkimit. Qëllimi i këtij programi është të ndihmojë kandidatët të bëhen hulumtues produktivë dhe të suksesshëm të inteligjencës artificiale.

Ata kërkojnë njerëz që dëshirojnë të mësojnë, për të kryer hulumtime për mësimin makinerik në bashkëpunim me kërkuesit, ose mund të kenë përvojë kërkimore në një fushë tjetër (p.sh.: matematikë, fizikë, bioinformatikë etj).

Studentët duhet të jenë të diplomuar para fillimit të rezidencës. Ata inkurajojnë kandidatë nga e gjithë bota që të aplikojnë. Nëse një kandidat kërkon një vizë pune, Google do të shqyrtojë se cilat janë mundësi në dispozicion.

Kualifikimet minimale:

Diplomë BA / BS në një fushë STEM si Shkenca kompjuterike, Matematikë ose Statistikë, ose përvojë ekuivalente praktike;

Puna e përfunduar në llogaritje, algjebra lineare dhe probabiliteti ose ekuivalenti i tyre;

Përvoja me një ose më shumë gjuhë programimi me qëllim të përgjithshëm duke përfshirë por jo u kufizuar vetëm në: C / C ++ ose Python;

Përvoja me mësimin makinerik ose të mësuarit e thellë, aplikimet e të mësuarit mkinerik në NLP, vizion kompjuterik, fjalim, sisteme, robotikë, algoritme, optimizim, mësim në pajisje, rrjete sociale, ekonomi, rikthim informacioni, gazetari apo kujdes shëndetësor.

Aplikimi:

Linku: https://careers.google.com/jobs#!t=jo&jid=/google/google-ai-resident-2018-start-fixed-term-1600-amphitheatre-pkwy-mountain-view-ca-2923890093&

Afati i fundit për aplikim është: 08.01.2018

 

 

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare