10.11.2017 - Konkurs - Projekte të përbashkëta hulumtuese-shkencore maqedonase-austriake për periudhën 2018-2020

Në bazë të nenit 3 të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë për bashkëpunim shkencor dhe teknologjik të 1 nëntorit të vitit 2008, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall këtë:

KONKURS

Për projekte të përbashkëta hulumtuese-shkencore maqedonase-austriake për periudhën 2018-2020

Të drejtë konkurrimi kanë:

Universitetet shtetërore me njësitë e tyre të shkencës (institutet shkencore) dhe njësitë e orientuara në arsimim të bazuar në shkencë (fakultetet), institucionet shkencore publike, institucionet shkencore të përziera, institucionet private të arsimit të lartë, institucionet private shkencore, studiuesit e pavarur dhe qendrat e ekselencës.

Kushtet për pjesëmarrje:

-        Ekipi hulumtues i projektit hulumtues-shkencor  duhet të jetë i përbërë nga: hulumtues kryesorë, me njohuri  shkencore, respektivisht  akademike-shkencore, i punësuar në institucionin bartës të projektit; të paktën një hulumtues  me titull shkencor apo akademik-shkencor, të regjistruar në bazat e të dhënave për hulumtuesit shkencorë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës; si dhe të paktën dy hulumtues të rinj, nga të cilët një student aktiv pasuniversitar ose doktorant.

-        Një hulumtues mund të jetë hulumtuesi kryesor  vetëm  për një projekt hulumtues-shkencor kombëtar dhe vetëm për  një projekt ndërkombëtar të financuar ose bashkëfinancuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,

-        kushte të tjera, në përputhje me legjislacionin ekzistues

Fushat shkencore:

Të gjitha fushat shkencore

Kohëzgjatja e projekteve:

1 korrik 2018 - 30 qershor 2020

Paraqitja e propozimeve:

Propozimet për projekte, nga të gjitha fushat shkencore, paraqiten në dy kopje formularësh, të caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Formularët për parashtrimin e  propozim-projekteve  janë pjesë përbërëse e këtij konkursi (www.mon.gov.mk). Informata më të hollësishme mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Tel. (02) 3140 185 ose në e-mailin: katerina.sumanovska@mon.gov.mk ,katerina.sumanovska@gmailcom

Propozimet parashtrohen njëkohësisht  në të dy vendet,  në një formular të përbashkët në gjuhën angleze. Përveç kësaj, pala nga Republika e Maqedonisë pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e paraqet propozimin  edhe në format OB1-A dhe OB1-B.

Propozimet e parashtruara vetëm në njërin vend nuk do të jenë të shqyrtuara.

Adresa e institucionit në Maqedoni për dorëzimin e propozimeve:

 

Rr. Mito Hadzivasilev Jasmin, bb.

1000 Shkup

Tel: (02)  3140 185

Fax: (02) 3118 414, 3118 630

E-mail: katerina.sumanovska@mon.gov.mk,

Web faqja: www.mon.gov.mk

 

Adresa e institucionit në Austri për dorëzimin e propozimeve:

OeAD-GmbH (Austrian Agency for international Cooperation in Education and Research)

ICM – Centre for International Cooperation & Mobility

Mr. Michael Glatzl, MA

Ebendorferstraße 7

A-1010 Vienna

Tel. +43 (0)1/ 53408-472

Email: wtz@oead.at,

Website: www.oead.at/wtz       

Afati i fundit për aplikim është: 31.12.2017

 

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me një akademi solemne, sot në Universitetin e Tetovës u shënua 109 vjetori i
image Studentët dhe profesorët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, të Fakultetit Filologjik të
image “Sfidat e sigurisë dhe standardet universale në procesin e integrimit  euroatlantik”, ishte tema e
image Një delegacion i Universitetit të Tetovës, nga Parlamenti Studentor dhe Qendra për shërbime studentore
image Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, 14 Nëntorit - Ditës ndërkombëtare