10.11.2017 - Konkurs - Nord Art 2018

Kunstwerk Carlshütte është një iniciativë kulturore jofitimprurëse e cila  organizon  ekspozitë vjetore të artit Nord Art,  që nga viti 1999,  me rreth 200 artistë të zgjedhur nga e gjithë bota.

Si një forum i krijuar ndërkombëtarisht për  shkëmbimin dhe ëdukimin kulturor, NordArt i është kushtuar detyrës së përforcimit të mirëkuptimit reciprok nëpërmjet gjuhës së artit.

 NordArt renditet ndër ekspozitat më të mëdha të artit bashkëkohor në Evropë. Që nga viti 2012, NordArt është fokusuar në bashkpunimin e ngushtë me ambasadat dhe  institucionet kulturore nga vende të ndryshme.

Artistët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë ekspozitë duhet të krijojnë veprat e tyre si (skupturë, pikturë,instalim të veprave).

Në këtë ekspozitë kanë të drejtë  pjesmarrjeje të gjithë artistët nga e gjithë bota. Çdo vit, artistëve të përzgjedhur u jepet një vlerë prej 10.000 eurosh me qëllim të mbështetjes së artit dhe kulturës. Çmimi jepet në bazë të votave të vizitorëve të NordArt-it për artistin e tyre të preferuar.

Të gjithë kandidatët të cilët janë të interesuar të marrin pjesë mund të bëjnë aplikimin e tyre online në linkun e mëposhtëm:

https://registration.nordart.de/en/registration/first_page

Aplikimi online në 3 hapa:

1. Plotësoni fushat e tekstit me të dhënat personale;

2. Zgjidhni fushën (pikturë, skulpturë, instalim, foto, etj). Është  e  lejuar edhe zgjedhja e më shumë se një fushe;

3.. Ngarkoni imazhet e veprave të artit, të cilat mund të shfaqen në NordArt;

Të gjitha të dhënat personale nga aplikacioni juaj do të përdoren vetëm për qëllime të brendshme dhe nuk do t'u ofrohen palëve të treta.

Kandidatët gjithashtu kanë mundësinë që aplikimin ta bëjnë nëpërmjet postës ose nëpërmjet E-mailit.

Adresa postare: Kunstwerk Carlshütte, Zyra e NordArt, Am Ahlmannkai, 24782 Büdelsdorf, Germany

Email: application@kunstwerk-carlshuette.de

Përzgjedhja e artistëve:

Përzgjedhja e artistëve bëhet deri në fund të muajit shkurt 2018 nga juria e cila përbëhet nga kuratorë, artistë, historianë arti dhe nga  bordi mbikëqyrës. Lista e artistëve të ftuar do të publikohet në faqen zyrtare deri në fillim të marsit 2018.

Për  më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare ne linkun e mëposhtëm :

http://www.nordart.de/en/bewerbung-NA18.html

Afati për aplikim është deri 30.11.2017!

 

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës sot u bë promovimi i
image Në Universitetin e Tetovës, më 19 shkurt 2018, u promovua libri “TERRITORI I LUFTËS
image Kolegji AAB, në partneritet me Universitetin e Tetovës, Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë, Universitetin
image   Me vizitën në Muzeun Historik të Universitetit të Tetovës në fshatin Poroj, homazhet te
image Albanologia e shquar kineze, njëherit edhe profesoreshë në Fakultetin e Gjuhëve në Universitetin e