28.11.2017 - Konkurs - Konferencë mbi politikat e Evropës Qëndrore dhe Lindore

Udhëheqja politike qëndron në origjinën e transformimeve të shumta që kanë ndodhur në demokraci sot si: politikat, grindjet institucionale, radikalizmi etj.

Një literaturë e gjerë argumenton se udhëheqësit politikë janë aktorët kryesorë në politikë, në veçanti në partitë politike të tyre si: rekrutimi i personelit politik, përcaktimi i agjendës së politikës, koordinimi i aktiviteteve të partisë dhe imazhi publik i partisë. Deri më tani hulumtimet e udhëheqjes politike janë fokusuar në liderët e njohur dhe shumë pak vemendje i është kushtuar udhëheqjes politike dhe partiake në demokracitë e reja dhe të vendeve në tranzicion.

Kjo konferencë ndërkombëtare do të mbahet në Universitetin Babes Bolyai në Romani dhe  ka për qëllim që të adresojë këtë boshllëk të literaturës dhe të shpjegojë ndryshimet në stilin e lidershipit, aktivitetet e drejtuesve dhe pasojat nga aktivitetet e partive dhe sistemeve politike të tyre.  Konferenca do të bashkojë 25-30 hulumtues që do të punojnë mbi këtë temë, që do të jetë një ekuilibër ndërmjet akademikëve dhe dijetarëve të hershëm.

Shpenzimet:

Për pjesmarrje në këtë konferencë, kandidatëve do t’ju sigurohet strehim dhe ushqim për gjithë kohëzgjatjen e konferencës, një numër i kufizuar i granteve do të jete në dispozicion  edhe për shpenzimet e udhëtimit. Aplikantët duhet të cekin në formularin e aplikimit nëse duan që të fitojnë edhe grantet që jepen për harxhimet e udhëtimit. Do të preferohen pjesëmarrësit e hershëm të karrierës ( përfshirë kandidatët e doktoraturës) ose ata aplikantë për të cilët mungesa e grantit do të jetë pengesë për pjesëmarrjen e tyre në këtë konferencë.

 Kandidatët mund të gjejnë aplikimin në linkun e mëposhtëm:

https://politicalscience.ceu.edu/conference-calls

Afati i aplikimit është deri më 01.02.2018!

Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare:  https://politicalscience.ceu.edu/conference-calls

 

 Ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 16 dhjetor 2017, në
image Me iniciativën e Institutit Junus Emre në Shkup dhe me mbështetjen e përfaqësisë së
image Me një ceremoni solemne, në Universitetin e Tetovës, më 23 dhjetor 2017, u
image Klubi i Volejbollit për femra i Universitetit të Tetovës shkëlqeu këtë sezon me paraqitjet
image Studentët e programit studimor të Artit Muzikor të Fakultetit të Arteve në Universitetin e