28.11.2017 - Konkurs - Bursa nga Universiteti i Dublin-it

Departamenti i shkencave politike në Univesitetin e Dublin-it, Trinity renditet në mesin e departamenteve më të mira të shkencave politike në botë sipas vlerësimeve të hulumtimeve dhe mësimdhënies. Ky department kërkon që të rekrutojë një përzierje të ndryshme të kandidatëve të cilët kanë prejardhje të ndryshme disiplinore, kulturore dhe arsimore, ai gjithashtu kërkon kandidatë të shquar dhe të motivuar për të hyrë dhe për të ndjekur programet e doktoraturës të cilët dëshirojnë të kryejnë hulumtime në të cilat departamenti ofron si:

- Politika krahasuese evropiane;

- Politika e Bashkimit Evropian;

- Ligji evropian;

- Politika irlandeze;

- Politikat publike;

- Sistemet zgjedhore;

- Sjellja zgjedhore;

- Politika e së drejtës ndërkombëtare;

- Organizatat ndërkombëtare etj

 

 Bursa e plotë nga departamenti i shkencave politike jepet në vlerë prej 14.000 eurosh në vit.

Aplikimi

Para se të bëjnë aplikimin, kandidatët kanë mundësinë që të kontaktojnë me anëtarët e stafit nëpërmjet emailit, ku mund të dergojnë një CV,  një propozim projekti të shkurtër kërkimor duke përfshirë disa diskutime të literaturës shkencore.

 Të gjitha detajet tjera për aplikimin, programet studimore  si dhe emailet e stafit do t’i gjeni në linkun e mëposhtëm:

https://www.tcd.ie/courses/postgraduate/research/schools/social-science-philosophy.php

Afati i fundit për aplikim është deri në muajin mars 2018!

Për  informacione tjera ju gjithashtu mund të vizitoni faqen zyrtare në linkun e mëposhtëm:

https://www.tcd.ie/Political_Science/postgraduate/phd-programme/

 

Ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 16 dhjetor 2017, në
image Me iniciativën e Institutit Junus Emre në Shkup dhe me mbështetjen e përfaqësisë së
image Me një ceremoni solemne, në Universitetin e Tetovës, më 23 dhjetor 2017, u
image Klubi i Volejbollit për femra i Universitetit të Tetovës shkëlqeu këtë sezon me paraqitjet
image Studentët e programit studimor të Artit Muzikor të Fakultetit të Arteve në Universitetin e