30.11.2017 - Konkurs - Trajnim në Sparkasse Bank

Banka Sparkasse në bashkëpunim me Universitetin e Gracit organizon programin “Best of South- East”, për ndarjen e bursave për trajnim ose punë praktike në Steiermärkische Sparkasse Bank. Ky program ju mundëson studentëve aktualë dhe të diplomuarve nga fusha e ekonomisë, biznesit dhe drejtësisë, nga vendet si: Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia, në kohëzgjatje prej një viti përvojë ndërkombëtare pune si dhe trajnim dhe mundësi të mëtutjeshme edukimi. Për më tepër, një program trajnimi ose i punës praktike (internship) e bën më të lehtë për studentët të hyjnë në jetën profesionale. Kandidatët e përzgjedhur do të regjistrohen në Universitetin e Gracit si studentë këmbimi për një vit.

KRITERET PËR  APLIKIM

Palët e interesuara duhet të plotësojnë kërkesat minimale si në vijim:

  • Zotërim të gjuhës gjermane (për programin për trajnim: niveli B1, për praktikantë: niveli A2),
  • Zotërim të shkëlqyer të gjuhës angleze,
  • Gjuha amtare: sllovene, boshnjake, kroate, serbe, malazeze ose maqedonase,
  • Studime/diplomë në ekonomi apo drejtësi me nota shumë të mira,
  • Mosha: maksimumi 27 vjet, në kohën e aplikimit,
  • Përkushtim, aftësi të mira komunikimi, fleksibilitet, mendim analitik dhe praktik ekonomik.

 

Afati i Aplikimit: 07.12.2017

Detajet në lidhje me programin dhe procesin e aplikimit mund të gjenden në: http://international.uni-graz.at/en/stud/incoming/s-in-mprog/bestofsoutheast/.

 

Për më shumë informacione mund të drejtoheni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, më 16 dhjetor 2017, në
image Me iniciativën e Institutit Junus Emre në Shkup dhe me mbështetjen e përfaqësisë së
image Me një ceremoni solemne, në Universitetin e Tetovës, më 23 dhjetor 2017, u
image Klubi i Volejbollit për femra i Universitetit të Tetovës shkëlqeu këtë sezon me paraqitjet
image Studentët e programit studimor të Artit Muzikor të Fakultetit të Arteve në Universitetin e