06.12.2017 - Konkurs - Universiteti TU Wien

Universiteti TU Wien në Austri ofron bursa studimi master në fushën e MBA Menaxhmentit për studentët nga vendet e Evropës Qendrore-Lindore ose Juglindore.

Programi universitar është në dispozicion për  personat e interesuar për fitim të kualifikimeve dhe  të njohurive  në menaxhimin e përgjithshëm, ndërsa në të njëjtën kohë merret me faktorin e dytë më të madh të kostos në kompani (pasuritë e patundshme dhe infrastrukturën) dhe të mësuarit për përmirësimin e saj.

TU Wien është një nga universitetet më të mëdha në Vjenë. Universiteti gëzon njohje të lartë ndërkombëtare dhe vendore në mësimdhënie si dhe në kërkime shkencore dhe është një partner i vlerësuar për ndërmarrjet e orientuara drejt inovacioneve.

Kriteret e pranimit

Bursa i ndahet një aplikuesi nga vendet e Evropës Qendrore-Lindore ose Juglindore: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Çekia, Gjeorgjia, Greqia, Hungaria, Mali i Zi, Polonia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika e Maqedonisë, Turqia dhe Ukraina.
            Ky program MBA do të realizohet ekskluzivisht në gjuhën angleze.

TU Wien do të japë një bursë në vlerë prej 5,000 eurosh për një kandidat nga vendet e Evropës Qendrore-Lindore ose Juglindore.

Kandidati  duhet të ketë  diplomë akademike me  minimum dy vjet përvojë pune dhe njohuri adekuate të gjuhës angleze.

Si të aplikoni?
Formularin për aplikim mund ta merrni në: fm@tuwien.ac.at.

Dokumentet e aplikimit (përfshirë letrën e motivimit dhe një kopje të certifikatave) duhet të dërgohen në e-mail adresën: fm@tuwien.ac.at.

 

            Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit:
https://cec.tuwien.ac.at/news_events/news_details/article/9482/12156/EN/

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, udhëheqësia
image Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, sot, përmes një ekspozite e begatoi mozaikun
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të
image Me moton “Ne duam, dëshirojmë, lutemi dhe punojmë në integrimin e plotë të personave
image Në Universitetin e Tetovës sot i filloi punimet Konferenca V Ndërkombëtare Shkencore  me temë: