06.12.2017 - Konkurs - Çmimi ndërkombëtar VELUX për studentët e arkitekturës, Danimarkë 2018

Çmimi ndërkombëtar VELUX ka filluar të pranojë aplikimet për studentët e arkitekturës, të cilët mund të konkurrojnë individualisht ose në grupe, nga e gjithë bota.

Qëllimi i dhënies së këtij çmimi është angazhimi i  studentëve të  arkitekturës rreth shfrytëzimit të rrezeve të diellit dhe dritës si burime kryesore të energjisë; për sigurimin e shëndetit dhe mirëqenies së njerëzve që jetojnë dhe punojnë në ndërtesa.

Ky çmim sfidon studentët e arkitekturës për të eksploruar në temën “ Rrezet e diellit dhe drita e diellit”. Çmimi është me afat dyvjeçar dhe është prezantuar së pari në vitin 2004.

Ne inkurajojmë ekipet shumëdisiplinore, duke përfshirë edhe drejtimet si p.sh.: inxhinieri, dizajn dhe peizazh. Çdo student ose grup studentësh duhet të mbështetet dhe t'i jepet rekomandimi nga një profesor i një shkolle të arkitekturës dhe duhet të jenë studentë të vitit akademik 2017/18.

Nuk ka limit për numrin e aplikimeve, por shkollat pjesëmarrëse duhet të sigurojnë cilësinë e projekteve studimore të paraqitura, p.sh. duke bërë një paragjykim.

 

Afati i fundit për aplikim: 18 prill 2018

Çmimi: shuma e përgjithshme e çmimit është deri në 30,000 euro !

 

Linku për aplikim: http://iva.velux.com/users/new

 

Për më shumë informacione vizitoni web faqen: http://iva.velux.com/

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Me rastin e shënimit të 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, udhëheqësia
image Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës, sot, përmes një ekspozite e begatoi mozaikun
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 23 vjetorit të themelimit të Universitetit të
image Me moton “Ne duam, dëshirojmë, lutemi dhe punojmë në integrimin e plotë të personave
image Në Universitetin e Tetovës sot i filloi punimet Konferenca V Ndërkombëtare Shkencore  me temë: