07.12.2017 - Konkurs - Shkolla verore në Graz

Universiteti i Gracit në Austri organizon Shkollën Ndërkombëtare Verore Seggau, me temë: “Meditimi dhe ndryshimet në meditim - Shteti, shoqëria dhe feja”.

Kjo shkollë do të organizohet nga: 01-14 korrik, 2018, në kështjellën Seggau në Lajbnic të  Austrisë.

Shkolla Ndërkombëtare Verore Seggau në Grac, është e paraparë për studentë me orientime ndërkombëtare, me motivim të lartë nga të gjitha disiplinat, me aspirata për thellim të njohurive për çështjet aktuale evropiane dhe  ndërkombëtare. Të gjitha këto do të realizohen duke studiuar dhe diskutuar për zhvillimet dhe sfidat globale në kuadër të procesit të transformimit dhe ndryshimeve demografike, si dhe për ndikimet në identitetin individual, social, politik, religjioz, kulturor, letrar, regjional, ekonomik, grupor dhe nacional.

GJASHTË ARSYET PËR TË APLIKUAR:

                  Universitet veror dyjavor  në një atmosferë  kampusi në kështjellën Seggau.

                  Gjashtë kredi ECTS për pjesëmarrjen dhe materialet e nevojshme);

                  Ligjërata, diskutime në panel dhe gjashtë seminare paralele të ndara në gjashtë module (grupe të vogla);

                  Mundësi diskutimi dhe zgjerimi të rrjetit me ligjërues ndërkombëtarë dhe të ftuar të ndryshëm;

                  Një pako gjithëpërfshirëse (mësimi, ushqimi, akomodimi, programi ekstra-kurrikular dhe udhëtimet në terren).

                  Zhvillimi i aftësive në të folurit publik, në shkrimin akademik dhe në të menduarit kritik.

 

Afati i  aplikimit deri më: 2 shkurt 2018.

Më shumë informacione mund të gjeni në faqen zyrtare:

 https://international.uni-graz.at/de/stud/int-focus/summerschools/gusegg-summerschool/

 

Ose drejtohuni në  Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Kolegji AAB, në partneritet me Universitetin e Tetovës, Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë, Universitetin
image   Me vizitën në Muzeun Historik të Universitetit të Tetovës në fshatin Poroj, homazhet te
image Albanologia e shquar kineze, njëherit edhe profesoreshë në Fakultetin e Gjuhëve në Universitetin e
image   Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Profesor  Remzi Nesimi doajen i arsimit dhe
image   Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, mori pjesë në shënimin e