21.12.2017 - Konkurs - Punë vullnetare për studentë

IBG është një shoqatë gjermane jofitimprurëse, e cila organizon shërbime në nivel ndërkombëtar për të rinjtë (kampe të punës) me qëllim të promovimit të paqes dhe mirëkuptimit ndërkulturor.

Projektet në kohëzgjatje prej dy ose tre javësh, paraqesin një mundësi të mirë që studentët të fitojnë përvojë ndërkombëtare,  të zhvillojnë aftësitë praktike dhe  të përmirësojnë njohuritë e tyre ndërkulturore. Me pjesëmarrjen e tyre, ata përmirësojnë aftësitë e tyre gjuhësore, bëhen më të hapur, më aktivë dhe  më të përgjegjshëm.

Projektet e ndryshme nga fusha e mirëmbajtjes së natyrës dhe mbrojtjes së mjedisit, ndërtimit dhe rinovimit, nga fusha arkeologjike, sociale ose artistike, ofrojnë një shumëllojshmëri të gjerë të punëve me potencial.

 Studentët do të pajisen me një certifikatë si dëshmi për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre.

Kohëzgjatja e punës është 30 orë në javë. Në varësi të projektit, grupi përbëhet nga 6 deri në 20 vullnetarë të kombësive të ndryshme.

 

Më shumë informata rreth regjistrimit dhe participimit mund të gjenden  në faqen zyrtare: https://ibg-workcamps.org/en/workcamps ose mund të drejtoheni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I. 

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës filluan punimet e Konferencës IV Shkencore Ndërkombëtare të Fakultetit të
image Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Kulturës Fizike dhe studentët e programit
image Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit tonë,
image Të nderuar besimtarë të fesë islame,    Është një kënaqësi dhe privilegj për mua, që
image Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në kabinetin e tij priti