05.02.2018 - Konkurs - Shkollë verore për inxhinieri civile

Universiteti RWTH Aachen organizon shkollën ndërkombëtare akademike verore për inxhinieri civile në periudhën prej 18.06.2018 deri më 29.06.2018, në Aachen të Gjermanisë. Ky  është një nga universitetet e ekselencës në Gjermani, me njohje ndërkombëtare në rritje, ku zhvillohen përgjigjet novatore ndaj sfidave globale, ndërsa kjo shkollë verore ofron mundësi të shkëlqyer për studentët ndërkombëtarë që duan të fitojnë përvojë studimi në këtë universitet.

Fokusi i kësaj shkolle verore është analiza strukturore dhe dizajnimi i objekteve industriale në lidhje me ngarkesat e jashtëzakonshme dhe dinamike. Gjatë procesit të konceptimit të strukturave industriale dhe komponentëve, këto ngarkesa dinamike shkaktojnë probleme që sfidojnë bashkëpunimin midis inxhinierisë mekanike dhe civile. Këto dy javë ju japin një pasqyrë jo vetëm në aspektet teknike, por edhe socio-ekonomike të botës së sotme të ndërlidhur industriale.

 

Të dhëna në lidhje me Shkollën Verore:

Kohëzgjatja: 2 javë

Fondi i orëve: 60 njësi mësimore

Participimi: 1800 euro

Kualifikimi: certifikatë

Gjuha e kërkuar: anglishtja

Mund të aplikoni online

Afati i fundit për aplikim është deri më: 1 mars 2018.

 

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës sot u bë promovimi i
image Në Universitetin e Tetovës, më 19 shkurt 2018, u promovua libri “TERRITORI I LUFTËS
image Kolegji AAB, në partneritet me Universitetin e Tetovës, Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë, Universitetin
image   Me vizitën në Muzeun Historik të Universitetit të Tetovës në fshatin Poroj, homazhet te
image Albanologia e shquar kineze, njëherit edhe profesoreshë në Fakultetin e Gjuhëve në Universitetin e