05.02.2018 - Konkurs - Kongresi Ndërkombëtar për studentë në Universitetin Maltepe

Universiteti Maltepe në Stamboll organizon Kongresin Ndërkombëtar të Studentëve  (MUISC) për inxhinieri, shkencat natyrore, arkitekturë, dizajn, si  dhe shkollën profesionale (ENSAD 2018) më 14 dhe 16 mars 2018 në Stamboll të Turqisë. Tema kryesore e kongresit është: "Problemet globale të shekullit 21 dhe zgjidhjet e mundshme-sistemet inteligjente/dizajni pasiv".

         MUISC është  event ndërkombëtar i organizuar "nga studentët për studentët" dhe u jep  atyre një mundësi unike për të shprehur dhe shkëmbyer interesat e tyre kërkimore dhe idetë për çështje me rëndësi. Me këtë rast inkurajohen studentët aktualë dhe të diplomuarit nga e gjithë bota të paraqesin kumtesa të  temave të ndryshme.

Karakteristikë e konferencës është se folësit do të jenë studentë aktualë dhe të diplomuar, Master dhe Ph.D., të fushës së inxhinierisë ose arkitekturës. Të gjithë studentët janë të mirëpritur të jenë pjesë e këtij kongresi me artikuj, dialogë konspekte, shënime dhe komente.

Aplikimi:

Abstraktet deri në 300 fjalë duhet të dorëzohen për shqyrtim deri më 5 shkurt 2018 në e-mail adresën e konferencës: ensad@maltepe.edu.tr.

 Udhëzimet do të dërgohen me postë  pas pranimit të  letrës së qëllimit.

Forma e Regjistrimit: http://ensad.maltepe.edu.tr/registration-form

Afati i fundit për dorëzimin e abstraktit: 5 shkurt 2018.

 

Për më shumë informacione drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Në Universitetin e Tetovës i filloi punimet Konferenca e Pestë Ndërkombëtare Ballkanike e Shkencave
image Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës organizuan koncert vjetor me muzikë
image Absolventët e Universitetit të Tetovës, të gjeneratës 2017/2018, në prag të përfundimit të studimeve
image Profesori i Fakultetit të Inxhinierisë  Ushqimore, Prof. Dr. Gokhan Durmaz nga Universiteti Inonu nga
image Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës u bë promovimi i 12 numrave të