23.02.2018 - Konkurs - MERCK - Grante hulumtimi për studentë ndërkombëtarë

Merck është ekipi që mund të krenohet me ofrimin e 350 granteve për hulumtim në 4 fushat që vijojnë: jetë e shëndetshme / zbulim i drogës, jetë e reimagjinuar/ biologji sintetike, materiale & zgjedhje, dhe digjitalizim / informatikë.

Qëllimi i grantit për hulumtime është krijimi i partneriteteve të reja të qëndrueshme me lojtarët kryesorë të shkencës dhe teknologjisë në botë, për avancim në shkencë dhe për krijim vlerash në biznes.

Merck është ekip  specialistësh të kujdesit shëndetësor, jetës-shkencës dhe materialeve e performancës.

Mund të ketë aplikime për grante hulumtumi nga e gjithë bota.

Grantet:

-        Merck-u synon të ofrojë grante kërkimi deri në 350,000 euro në vit për 3 vjet në fusha të ndryshme tematike;

-        Parashtruesit kryesorë do të ftohen në një seminar serioz dhe specifik për të avancuar më tej propozimet së bashku me shkencëtarët e Merck-ut;

-        Punëtoria  specifike do të përfshijë vendimin për përfituesit e granteve;

-        Merck-u do të mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit.

-        Për më tepër, fituesit e granteve mund të kenë qasje në bashkëpunime kuptimplota brenda Merck-ut dhe në të gjitha burimet dhe lidhjet e lejuara.

 

Afati i fundit për aplikim: 15 gusht 2018

Aplikimi:

Plotësoni formularin e aplikimit duke përdorur vetëm informacione jokonfidenciale dhe dërgojeni me e-mail në 350 researchgrants-at-merckgroup.com

Për me shumë informacione vizitoni web faqen: https://www.merckgroup.com/en/research/open-innovation/350anniversaryactivities/researchgrants.html

 

Ose drejtohuni në Qendrën për Shërbime Studentore dhe Karrierë - UT, zyra nr. 147, Fakulteti Filologjik, kati I.

  • email Email shokëve
  • print Printo
Universiteti Shtetëror i Tetovës
image Sot në Universitetin e Tetovës, përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
image Universiteti i Tetovës në bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit, më 14. 4.
image Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Prillit, Ditës Botërore të Shëndetësisë, më
image Ardita Osmani, studente e drejtimit studimor – Violë në Fakultetin e Arteve të Universitetit
image   Me iniciativë të profesorëve, Doc. Dr. Dashmir Idrizit dhe Prof. Assoc. Dr. Astrit Memias,